Askush deri ne ditët tona nuk është në gjëndje të vërë në dyshim vlerën dhe veçorinë e qytetërimit grek. Gjurmë të ecurisë së tij në kohë janë monumentet që ndodhen të shpërndara në çdo kënd të tokës greke. Nga antikiteti janë shpëtuar dhe ruajtur tempuj, statuja, varre, pllaka varresh, afreske, mure, pallate, teatro, galeri, fortesa, harqe, ujësjellësa, banja publike, etj. Modele të kulturës bizantine janë kishat, monastiret, afresket, mozaikët, ikonat, kështjellat, pallatet. Së fundmi, dëshmitarë të historisë sonë më të re janë pallate dhe ndërtesa neoklasike, ura, mullinj, etj.
Toka ka një numër të mjaftueshëm monumentesh historike të cilat zbukurojnë vendet tona dhe na kujtojnë lidhjen tonë të pandashme me të kaluarën, e cila ringjallet nëpërmjet tyre. Në këtë pikë, vazhdon një listë e shkurtër e monumenteve tona më të lavdishme:
Monumentet Kulturore dhe Natyrore të Bashkisë sonë:
- Parku arkeologjik i Finiqit
- Kisha e Monastirit të Shën Mërisë në Kostar
- Kisha e Monastirit të Shën Nikollës në Mesopotam
- Kisha e Shën Mërisë në Malçan
- Monastiri i Shën Mërisë të Soronesë
- Kisha i Shën Thanasit në Sopik
- Kisha i Shën Gjergjit në Leshnicën e Sipërme
- Kisha i Shën Thanasit në Leshnicën e Poshtme
- Manastiri i Shën Joanit në Theollogo (Cerkovicë)
- Kisha e Monastirit të Shën Nikollës në Dhivër ( i quajtur Lithari)
- Kishëza i Shën Gjergjit rrëzë malit të Dhivrovunit
- Kisha i Shën Nikollës në Dhrovjan
- Puset e Dhrovjanit
- Shpella e Shën Marinës në Bogaz të Vagalatit
- Kalaja e Paleomonastirit në Karroq
- Kalaja e Ripesit
- Kalaja e Mëhallës (Kalaja e Ali Pashës, Gravë)
- Qypat e Cezarit (Galeritë e nëndheshme në Qesarat )
- Rezidenca e fortifikuar dhe Naosi në Dobër (Vila e Dobres -Vagalat)
- Urat e gurta të zonës së Theollogos
- Kalaja e Shën Ilias të Malçanit
- Manastiri i Shën Triadhës të Kardhikaqit
- Kisha e Shën Τhanasit në Pecë
- Kalaja e Fanarit
- Kalaja e Vagalatit
- Nëntë shtëpitë e veçanta në Dhrovjan, Pecë, Sopik, Rumanxa
ΙΙ. Natyrore
- Rrepët e Dhivrit dhe Malçanit
- Gryka e Leshnicës
- Burimet e Bistricës (Syri i Kaltër)
- Lugina e Bistricës
- Burimet e Navaricës
- Pylli I Kardhikaqit
- Kanionet e Karroqit dhe të Gravës
Njeriu bashkëkohor mund të përfitojë shumëfish nga kontaktet me ndërtesat historike. Monumentet, si të gjitha veprat e artit, shprehin në mënyrë elegante karakteristikat e epokës që i lindi. Në epokën e sotme mund të arrihet lidhja me të shkuarën tonë dhe monumentet mund të rihyjnë në jetën tonë dhe të përdoren sipas llojit të tyre ose mundësive që ofrojnë për shfaqje teatrale, evente kulturore ose ceremoni fetare. Pesha e përpjekjes bie kryesisht në edukimin, në transmetimin e njohurive teorike për kulturën tonë kombëtare dhe ndërkombëtare. Mungon lidhja direkte me të shkuarën. Për këtë, është e domosdoshme vizita e nxënësve në vendet arkeologjike dhe kontrolli sistematik.
Në mënyrë përmbledhëse, bashkëbisedimi me veprën e artit e bën atë një realitet të shkuarën e largët greke të cilën kemi qëllim të promovojmë. Veç kësaj synojmë dhe ruajtjen e tyre nga amortizimet e natyrshme të kohës si dhe nga veprimet dashakeqe të njerëzve.
[whohit]-Kulturë-[/whohit]