Kisha e Monastirit të Shenjtë të Shën Gjergjit është ndërtuar në hyrje të Leshnicës së Sipërme në një shpat të ulët.
Përbëhet nga ambienti kryesor, tempulli, narteksi i jashtem, dhe apsida që zgjatet nga tempulli.
Muret janë ndërtuar me gurë të çrregullt dhe gëlqere.
Jashtë dhe në brendësi tempulli është i thjeshtë, por përmban vlera të rralla dhe të paçmuara.
Afresket të cilat u realizuan nga agjiografi Dropullit Ilia Logoviti më 1525 janë më të vjetrat në gjithë trevën e Epirit.