img_20170106_105704  agios_nikolaos_messopotamos

Monastiri i Mesopotamit ngrihet në lindje të Finiqit. Afër qytezës dhe në lindje të saj ndodhet monastiri i Shën Nikollës nga i cili ka mbetur pjesa kryesore dhe një pjesë e një kulle (kambanareja).
Sipas Mistakidit ai u ndërtua në vitin 306 pas Krishtit nga Konstandini i Madhërishëm dhe u rindërtua nga perandori Konstantino Th. – Monomaku ( 1042 – 1045 ). Monastiri rrethohej në atë kohë nga një mur i lartë kështjellor i cili rrethonte si një akropol i fortifikuar gjithë kodrën. Për murin rrethues, qelitë, muret e kishës dhe ndërtimet e tjera ishin përdorur shumë gurë nga ndërtimet e epokës helenistiko-romake, pjesë arkitektonike, gurthemelet, kapitelet, reliefet, etj. të sjellura nga gërmadhat e Finiqit të lashtë.
Sistemi strukturë cloisonne( i rrethuar) dhe dekoracioni qeramik i pjesëve të sipërme të mureve si dhe hapësira e naosit kryesor kujtojnë strukturën tempullore të të Despotikut të Epirit. Gjatësia e tempullit është përafërsisht 18 m dhe gjerësia 11 m.

Kubéja, kupola dhe kulme, kolona dhe zbukurime qeramike, tregojnë se naosi ishte një ndërtesë e madhe dhe rrezatues, një kryevepër arkitektonike e ndërlikuar dhe elegante.
Dallon nga veçoria e tij arkitektonike. Naosi kryesor është dynefësh dhe mbulohet nga katër kulla që mbështeten në muret e brendshëm dhe në një kolonë qendrore, i cila ishte e pamjaftueshme të mbante një peshë kaq të madhe dhe në fund të shek. të 18-të u vesh duke u transformuar në një tamburë voluminoze. Narteksi i cili mbulohet me tre kubé gjysëmrrethore mbulohet nga tri çati dyujëse, ndahet nga naosi qendror me katër kolona. Nga lindja tejzgjateshin dy apsida pesëbrinjëshe (sot ato janë zëvendësuar me një pesëbrinjëshe), ndërsa portikë që nuk ruhen më, rrethonin ndërtesën nga tri anë. Në Monastirin e Shën Nikollës jetoi për një periudhë kohe dhe u bë murg shenjtori Nifon, me origjinë nga fshati Lukovë.

Si monument i Trashëgimisë Kulturore i kategorisë së parë u shpall më 17/03/1948 dhe më 23/09/1971.

Kliko ketu per Video