Ndodhet në majë të kodrës mbi të cilën shtrihet fshati Fanar (Karalibej). Dallohen gjurmë vendbanimi të lashtë. Në pjesën jug-perëndimore të kodrës ruhet mbetje muri me gjatësi 30m dhe gjerësi 3,5m. Muri është ndërtuar me gurë të mëdhenj paralelopipedë. Mbetje muri dallohet dhe në pjesën jug-lindore të kodrës, ku shkëmbi duket i gdhendur, i sheshtë, një lloj piedestali mbi të cilin u vendosën gurët e mëdhenj. Këto të gjitha tregojnë se atje ka ekzistuar vendbanim të Prasevëve, për ruajtjen e vendit të tyre. Daton në shekullin IV-XIII-të para Krishtit.

(G. Sala, Dh. Çondi…Pasuritë Natyrore dhe historiko-kulturore të Sarandës, Argiro)