Është ndoshta kisha më e vjetër e fshatit. Siç përmëndet në Enciklopedinë Ag. Saranta & Delvinë (fq.184), u ndërtua në vitin 1525. Dimensionet e brendshme janë 5,80 m x 3,50 m. Përbëhet nga sanktuari me dy porta, nga narteksi dhe naosi. Çatia është ndërtuar me gurë të sjellura nga damarët e Dropullit ashtu sikundër shtëpitë e atëhershme të fshatit. Afresket janë bërë nga Ilia Logoviti. Ndërmjet shumë shënjtorësh ekziston dhe ikona e Shën Therinosë i cili ishte martirizuar në Butrint në shekullin e IV-t pas Krishtit. U shpall Monument Kulture me vendimin
nr. 68-7/30.05.1970 të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës.
Sot është në rrëzim e sipër dhe kërkon përkujdesje.
(Panajot Korini, Peca, dorëshkrim, 20016)