2016_ag_nik_finiq_divri-006  2016_ag_nik_finiq_divri-005

Kisha e Monastirit të Shën Nikollës ndodhet në anën lindore të pllajës ku shtrihet fshati Dhivër. Pjesa qendrore e ndërtesës së kishës është një bazilikë me kupolë me tri konka (dy anësore dhe një e altarit). Përmasat e brendshme të naosit janë 7,60 x 2,70 m. Në pjesën perëndimore u shtua në një periudhë të mëvonshme historike Narteksi, i mbuluar me çati druri e cila është pak më e ulët nga çatia e naosit.

Sipas Institutit Shqiptar të monumenteve, Kisha e Monastirit të Shën Nikollës në Dhivër, u ndërtua ndërmjet shekujve të 16-të dhe 17-të. Afresket brenda naosit, sipas mbishkrimit të portikut të hyrjes qendrore të naosit, datojnë në vitin 1736. Ekzistojnë shumë shtesa të mëvonshme sa në naos ashtu dhe në ndërtesat e kishës, me të fundit të kryera në vitet ’80-të për nevojat e një fimi të televizionit shqiptar.

Pavarësisht amortizimeve të kohës dhe arësyeve të tjera, kisha ndodhet në gjëndje relativisht të mirë, ndërkohë që janë të domosdoshme disa punime mirëmbajtëse për ruajtjen kryesisht të afreskeve dhe strukturës së ndërtimeve.