2016_finiq_dobra-005

Vila e fortifikuar e Dobrës është e ndërtuar në një kodër të ulët në fshtin Dobër pranë fshatit Vagalat. Të ngjashme me të ka në Çukë, në Metoq dhe gjetkë. Daton rreth shek. IV para Krishtit dhe bën pjesë në vendet e Finiqit të lashtë në të cilat strehoheshin familje të pasura të qytetit. Sot ruhen disa pjesë muresh të ndërtuar me gurë paralelopipedë. Në vitin 1962 u zbulua njëra nga pjesët e vilës me gjatësi një metër. Gurët e latuar paralelopipedë të përmasave 0,84m x 0,76m dhe 0,93m x 0,76m janë të vendosur në mënyrë të përshkallëzuar në mënyrë që të mbështetet më mirë pjesa superiore e tij. Për nga pamja arkitekturore vila ngjan dhe me naos antik. Në të u gjetën shumë monedha nga publiku i Epirotëve, me figurën e Artemis majën e shtizes së Zeusit – vetëtimë. Largësia e vogël e vilës nga Finiqi u dha mundësinë banorëve të përdornin monedhën e tij pas vitit 168 para Krishtit kur publiku i Epirotëve shpërbëhet. Janë pikërisht tri forma monedhash të Finiqit që qarkullonin në atë periudhë në atë vilë me figurën e Artemis – maja e shtizes së Zeusit-vetëtimë, me mbishkrimin ΦΟΙΝΙΚΑΙΕΩΝ. Monedha romake u gjetën pak si ato të Trajanit dhe të Antoni Piu të prera në punishte bakri në Romë.

Kliko ketu per Video