Kisha e Monastirit të Shën Mërisë të Kostarit e gjen gjithkush në Lindje të qytetit Antik të Finiqit, e ndërtuar brënda një shpelle të malit të Kostarit. Afresket e para u bënë fillimisht më 1332 në anen veriperëndimore dhe më vonë, rreth viteve 1690 – 1770 u unifikua me hapësirat e tjera. Ajo i dedikohet Shën Mërisë, festohet më 15 Gusht dhe përbën një pelegrinazh të madh të zonës deri në Himarë.
I gërmuar në shkëmb naosi i tij ruan vlera të mëdha historike pasi në këtë vend të fshehtë gjatë sundimit turk funksiononte shkolla e fshehtë, me mësues të fundit Pilo Papanë.