NJE FLOTE E RE AUTOMJETESH PER BASHKINE FINIQ

Një flotë e re automjetesh, që i shtohen atyre në dispozicion, është investimi i ri i Bashkisë Finiq për të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme shërbimet ndaj njerëzve dhe komuniteteve në çdo cep të territorit të bashkisë, e cila radhitet në pesë bashkitë me shtrirjen territoriale më të madhe në vend.
Katër automjetet janë të tipit ‘kamionçinë pick-up 4×4’ dhe janë vënë në shërbim të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mjedisit dhe Gjelbërimit, të Policisë Bashkiake, të Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe Kanalizimeve, si edhe të Shërbimit të Zjarrfikësve.

FUNDJAVË NË FSHAT “FESTOJMË ME TRADITËN”

Turizmi tashmë nuk duhet të jetë vetëm “pronë” e vendeve që natyra u ka falur bujarisht detin dhe plazhet, por edhe i atyre njerëzve dhe komuniteteve të cilët nëpërmjet përfaqësuesve dhe autoriteteve të tyre vendorë, kanë hartuar politikat e duhura për turizmin dhe dinë të menaxhojnë mirë dhe saktë produktin turistik që ato disponojnë, i cili nuk është i paktë dhe, më kryesorja, është i virgjër. Këtë kishte për qëllim edhe takimi i ditës së shtunë, dt.19.05.2018, i organizuar nga Bashkia Finiq në Karahaxh. Komiteti Menaxhimit të Turizmit, i drejtuar nga Kryetari i Bashkisë, Z. Leonidha Hristo, në përbërje të të cilit ka edhe përfaqësues të biznesit lokal, administratorët e njësive administrative, drejtuesit e shkollave, administratorë të agjencive turistike, intelektualë dhe ekspertë të fushës, përveçse drejtues dhe punonjës të Bashkisë Finiq, diskutoi dhe miratoi Plan-Veprimin për Menaxhimin e Destinacionit Turistik për periudhën 2-vjeçare 2018-2020.
Turizmi ka shumë për të ofruar për banorët dhe komunitetet e Bashkisë Finiq, tha në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë, Z. Leonidha Hristo. Rritja e turizmit do të gjeneronte më shumë të ardhura dhe më shumë vende pune për ekonomitë shtëpiake dhe bizneset në përgjithësi. Ne mund të ofrojmë një kulturë dhe trashëgimi të pasur, një peisazh natyror me diversitet të lartë, si edhe një shumëllojshmëri përvojash për vizitorët që do të zgjidhnin zonën tonë për pushimet e tyre.
Z. Gjergji Mano, drejtor i Programim-Zhvillimit, Turizmit dhe Projekteve të BE-së në Bashkinë e Finiqit, solli detaje të plan-veprimit për menaxhimin e Bashkisë Finiq si destinacion turistik për periudhën 2018 – 2020.

Nëse këtë që po bëjmë do ta besojmë patjetër që do të ketë rezultate në të ardhmen, ka thënë Vangjel Anagnosti, administrator i një zyre turistike në Sarandë. Vepra e parë që duhet bërë dhe duhet investuar është rruga në Syrin e Kaltër, u shpreh administratori i “Arti” Shpk. Arqile Papuçiu. Ky forum që po ngremë duhet vlerësuar dhe duhet të vihet në efiçencë, tha z. Ziso Lluci, nënkryetar i Bashkisë Finiq. Së pari, nga ky forum duhet t’i bëhet kërkesë drejtorisë së monumenteve të kulturës për vënien edhe në gjuhën greke të tabelave në pikat turistike dhe monumentet. Së dyti, duhet t’i kërkojmë qeverisë krijimin e Muzeut Arkeologjik të Finiqit, si një nevojë parësore për thithjen e turistëve. Egzistojnë objekte arkelogjike të zbuluara nga arkeologët në Finiq, por që ndodhen sot në Muzeun e Butrintit dhe në Muzeun Kombëtar në Tiranë. Dhe së treti, duhet shtuar gama e botimeve për reklamimin e vlerave të zonës së Finiqit, jo vetëm të qytetit antik, por edhe të objekteve dhe monumenteve të tjera që egzitojnë në gjithë territorin e Bashkisë Finiq.
Konkret ka qenë në fjalën e tij edhe inxhinieri i pyjeve, z. Kristo Kauri, kur u shpreh se turisti tashmë kërkon shtigje të reja dhe të pashkelura. Dhe këto Finiqi i disponon me bollëk. Saranda, ka thënë Kauri, nuk ka më të ardhme në turizëm. Saranda është mbushur krejt me beton, llaç dhe tulla dhe ka shkatërruar sipërfaqet e gjelbra.
Ky takim i Komitetit të Menaxhimit të Turizmit ishte pjesë e një veprimtari të gjerë në fundjavë, pjesë e të cilës ishte edhe panairi i madh me gatime tradicionale, me prodhime bio, me shfaqje të kostumeve, muzikës dhe valleve popullore, si edhe me piknik dhe lojëra të nxënësve të shkollave të zonës, nën hijen e rrepeve të Karahaxhit.

Realizim punimesh në fshatrat e Bashkisë Finiq

Bashkia Finiq ju informon se vazhdon zbatimi i punimeve për përmirësimin cilësor të fshatrave të saj.
Këto punime janë kryer nën mbikëqyrjen e kryetarit Z. Leonidha Hristo. Kryetari, në kuadrin e angazhimit personal dhe premtimit ndaj qytetarëve të bashkisë për përmirësimin e territorit, po bën një përpjekje të mirë-koordinuar. Kjo përpjekje synon dhe, në fakt, ndihmon për të përmirësuar në mënyrën më të mirë të mundshme jetën e përditshme të qytetarëve të saj.

SHTRIM BETONI NË FSHATIN VAGALAT
Bashkia Finiq ju njofton se në këtë periudhë në fshatin Vagalat ka përfunduar shtrimi me beton i rrugës së tij. Bashkia jonë, në kuadër të punimeve që kryen, kërkon dhe arrin një bashkëpunim të drejtpërdrejtë mes saj dhe fshatrave të ndryshme që e përbëjnë atë. Kështu, edhe në rastin e fshatit Vagalat, më konkretisht, Bashkia Finiq bashkëpunoi me banorët e këtij fshati dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi u realizua pa probleme dhe në mënyrë të menjëhershme shtrimi me beton i rrugës së fshatit. Për realizimin e projektit, bashkia ka siguruar makineritë dhe ka bërë koordinimin e përgjithshëm të punimeve, ndërsa fshati ka ofruar nga ana e tij 25 m3 beton, me të cilin u shtruan 75 m linearë rrugë.

ASFALTIM I RRUGËS “AGIA VARVARA” NË FSHATIN ALIKO
Bashkia Finiq ju njofton se përfundoi asfaltimi i rrugës “Ag. Varvara” në fshatin Aliko. Zbatimi i këtij projekti ishte me rëndësi të madhe për banorët e fshatit, pasi ky segment nuk ishte në gjendje të përshtatshme dhe vështirësonte shumë lëvizjen e automjeteve dhe banorëve për punë. Kjo është arsyeja pse bashkia u kujdes për rehabilitimin e këtij segmenti rruge, duke lehtësuar kështu jetën e përditshme të banorëve dhe vizitorëve të fshatit. Vlen të përmendet se rruga e asfaltuar është 850 m e gjatë.

Riparimi i kanalit Çaush – Aliko

Bashkia Finiq, në kuadrin e rehabilitimit dhe zgjerimit të sistemit të furnizimit me ujë vaditjeje të zonës, ka përfunduar kohët e fundit pjesën e kanalit KK2 që shtrihet në Çaush dhe Aliko. Ky kanal nuk i ishte nënshtruar asnjë mirëmbajtjeje për tridhjetë vjet dhe kështu nuk ka qenë funksional për zonën përreth. Duke vlerësuar këtë situatë, bëhet e kuptueshme domosdoshmëria e riparimit të këtij kanali. Për realizimin e veprës në fjalë u kryen një sërë punimesh. Fillimisht, kanali u pastrua. Më pas u rikonfiguruan baza dhe skarpatet e tij. Së fundi, vepra prej 1.254m linearë përfundoi me shtruarjen me beton, për të cilën u deshën 774 m3. Në këtë pikë, vlen të përmendet se zgjerimi dhe rehabilitimi i rrjetit të kanaleve vaditëse në zonë, të cilin kryetari i bashkisë z. Leonidha Hristo e kishte premtuar, do të vazhdojë në të ardhmen e afërt me projekte të ngjashme.

Krijimi i veprës së furnizimit me ujë dhe mbrojtjes nga përmbytjet në Shën Jan

Bashkia Finiq ndodhet gjithmonë pranë qytetarëve të saj dhe, duke pasur parasysh nevojat e tyre të veçanta, kryen veprime për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë. Bazuar në këtë parim, një projekt i madh i furnizimit me ujë për vaditje dhe mbrojtjes nga përmbytjet u përfundua kohët e fundit në fshatin Shën Jan.
Ky projekt u ofron fermerëve të zonës mundësinë për të përdorur ujërat e lumit në funksion të prodhimit të tyre bujqësor. Më konkretisht, në kuadër të këtij projekti, punëtorët e shërbimeve të bashkisë sonë pastruan shtratin e lumit Kalasë në gjatësi prej 600 metrash. Në mënyrë më specifike, theksojmmë se sasia e mbeturinave të larguara nga lumi pas pastrimit arriti në 700m3.
Pas kësaj, vijoi ndërtimi i një dige me volum 2.140 m3, e cila do të rregullojë rrjedhën natyrore të ujit, duke minimizuar mundësinë e daljes së lumit nga shtrati dhe rrezikimin e zonave përreth. Për ndërtimin e digës, Bashkia e Finiqit ka bashkëpunuar me Drejtorinë Rajonale të Ujërave dhe Kanalizimeve të Fierit. Përveç kësaj, u krye devijimi i shtratit të lumit dhe hapësira u përshtat në mënyrë të tillë që të mund të ujiten pa probleme 30 hektarë tokë. Kryetari Leonidha Hristo mbikëqyri personalisht mbarëvajtjen e punimeve deri në përfundimin e projektit.

Punime në fshatin Sopik

Ditët e fundit në fshatin Sopik kryhen me ritme të lartë punime të ndryshme. Këto punime kanë të bëjnë kryesisht me rehabilitimin e një segmenti të aksit rrugor të fshatit i cili kishte pësuar dëmtime për shkak të kushteve të rënduara të motit.
Kryetari, Z. Leonidha Hristo, duke vlerësuar vështirësitë e lëvizjes dhe të punës, me të cilat përballen banorët e këtij fshati, vendosi dhe urdhëroi rehabilitimin e menjëhershëm të rrugës. Deri tani janë kryer parapërgatitjet e nevojshme me qëllim të mëtejshëm shtrimin e saj me beton. Këtu duhet të theksohet se punëtorët e shërbimeve të bashkisë sonë të ndodhur atje kryen dhe riparimin e çezmës së dëmtuar të fshatit, së cilës gjatë viteve nuk i ishte bërë asnjë riparim apo shërbim mirëmbajtjeje.

Riparimi i kanalit vaditës në Krane

Bashkia Finiq qëndron gjithmonë pranë nevojave të qytetarëve të saj. Kohët e fundit u përfundua riparimi i një kanali të madh vaditës në Krane. Ky projekt është një vazhdim i projekteve të rehabilitimit të rrjetit vaditës, të cilat kryetari Leonidha Hristo mbikëqyr personalisht. Kanali ujitës i rehabilituar M-1 përfshin gjashtë tuba çimento me diametër ф 40 dhe një pusetë akumulimi të ujit. Këtu duhet të theksohet se para përfundimit të projektit, ky kanal kishte qenë jashtë funksionit për fshatin. Kjo pasi në atë vend grumbullohej një sasi e madhe uji dhe mbeturinash, gjë që e bënte këtë segment rruge të pakalueshëm. Megjithatë, përfundimi i projektit ka ndryshuar krejtësisht gjendjen e mëparshme, pasi pjesa e kanalit të riparuar dhe të mbuluar me beton tani funksionon jo vetëm për vaditje, por dhe si një rrugë rurale.

Një vend pushimi dhe freskie tek çezma e Ardhasovës

Bashkia e Finiqit, duke menduar gjithmonë për nevojat e qytetarëve të saj, ndërmori krijimin e një vendi çlodhjeje dhe freskie pranë çezmës së Ardhasovës. Në fazën e tanishme kanë filluar punimet për konfigurimin e vendit dhe rindërtimin e çezmës. Ajo që pritet të krijohet pas përfundimit të punimeve është një hapësirë mjaft e bukur dhe estetike, e cila do të ketë një hapësirë të gjelbër, zonë parkimi dhe stola te të cilat do të pushojnë kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve. Ky projekt së shpejti do të jetë gati dhe përfundimi i tij do të sjellë një përmirësim estetik në imazhin e zonës sonë.

PUNA PER SHQIPERINE QE DUAM – Llogaridhënia Publike e Qeverisë

Si pjesë e takimeve që qeveria po bën të gjithë Shqipërinë për të informuar qytetarët e tyre në lidhje me strategjinë e ndjekur dhe punën e bërë deri më tani për realizimin e programit qeveritar edhe në Bashkinë e Finiqit u bë një takim i gjerë i hapur me banorët, ku u paraqitën shqetësimet e tyre, por dhe sugjerimet për përmirësimin e kësaj strategjie.
Qeveria u përfaqësua nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Damian Gjiknuri, Zv-Ministri i Bujqësisë, z. Dhimo Kote, si dhe deputetët Andrea Marto dhe Alket Hyseni.
Takimi u zhvillua në Karahaxh ditën e shtunë, dt.12.05.2018, ora 12.00. Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i bashkisë Finiq, Z. Leonidha Hristo, i cili zgjodhi t’u flasë përfaqësuesve të qeverisë dhe banorëve në gjuhën greke. Duke iu drejtuar përfaqësuesve të qeverisë, ai vuri theksin mbi çështjen e pronës dhe, në mënyrë specifike, në sekuestrimin e aseteve të fshatit Kostar nga pronarë të paligjshëm me dokumente të falsifikuara. Më tej, kërkoi nga ministri për të ndërhyrë menjëherë dhe për të zgjidhur këtë çështje që për vite me radhë ka lodhur fshatarët e Kostarit nëpër gjykata. Është fakt i provuar edhe nga gjyqet ku është përfshirë bashkia jonë në funksion të zgjidhjes së çështjes që këta pretendentë të paligjshëm kanë mbështetjen e gjyqtarëve të korruptuar të cilët kanë përligjur pretendimet e tyre.
Në fjalën e tij Ministri i hap dhe Infrastrukturës, z Damian Gjiknuri, bëri një përshkrim të punës së qeverisë dhe theksoi se qeveria do të respektojë dhe zbatojë angazhimet e saj elektorale. Veçanërisht, sa i përket veprave në bashkinë Finiq, ai ka bërë me dije se është miratuar financimi i ujësjellësit të fshatit Vagalat. Ai gjithashtu njoftoi se punimet për nënstacionin elektrik në zonën e Dërmishit brenda katër viteve të mandatit do kenë filluar.
Disa qytetarë shprehën shqetësime për çështjet personale, por edhe për çështje më të gjera që shqetësonin ata. Duke iu përgjigjur qytetarëve, kryebashkiaku Hristo tha se po bëhet më e mira e mundshme për të qënë në krah të çdo qytetari në mënyrë individuale, por duke respektuar ligjin në mënyrë rigoroze pa përjashtime.

Αναπαράσταση Αφής της Ολυμπιακής Φλόγας στο Αρχαίο Θέατρο της Φοινίκης

Αναπαράσταση αφής της ολυμπιακής φλόγας τελέστηκε για πρώτη φορά φέτος στην Αρχαία Φοινίκη. Το Γραφείο Παιδείας, Πολιτισμού και Αθλητισμού του Δήμου σε συνεργασία με το 9-χρονο σχολείο Φοινίκης και τη βοήθεια της διεύθυνσης Τουρισμού του δήμου προγραμμάτισαν από κοινού την εκδήλωση της τελετής ώστε η έναρξης της λαμπαδηδρομίας να ξεκινήσει από τη Φοινίκη και να επεκταθεί σε όλα τα σχολεία του ομώνυμου δήμου αλλά και των όμορων δήμων. Την πρωτοβουλία αυτή ασπάστηκαν και οι αρχές του Πολιτιστικού Κέντρου Παιδιών Δελβίνου, παράγοντες των οποίων παρευρέθηκαν στην τελετή.
Κατά τις πρώτες ώρες της Τετάρτης 9 Μαϊου, μαθήτριες ντυμένες με τις αρχαίες στολές των ιέρειων και τα στέφανα της ελιάς στην κεφαλή τους κατέκλεισαν την ορχήστρα του Αρχαίου Θεάτρου επαναφέροντας έτσι τη μαγεία των αρχαίων χρόνων που δέσποζε σε όλο το μεγαλείο του ο ελληνικός πολιτισμός.
Ιδιαίτερη συγκίνηση προκάλεσε η στιγμή πριν την αφή όπου η μαθήτρια Νικολέτα Τσέφου σε ρόλο Πρωθιέρειας έκανε επίκληση προς το Θεό Απόλλωνα με τα καθιερωμένα λόγια:

«Απόλλωνα, θεέ του ήλιου
Και της ιδέας του φωτός,
Στείλε τις ακτίνες σου άναψε την ιερή δάδα
Για τη φιλόξενη πόλη των Φοινικαίων
Και συ, ω Δία, χάρισε
Ειρήνη σ’ όλους τους
Λαούς της Γης και στεφάνωσε τους νικητές
Του ιερού Αγώνα!»,

Από τη ιερή δάδα άναψε το φως μαθητής σε ρόλο αθλητή ο οποίος θα παραδώσει τη φλόγα στον λαμπαδηδρόμο που θα τη μεταφέρει την επόμενη μέρα στο 9-χρονο σχολείο «Κώστα Τσάβο» του Δελβίνου.
Στη συνέχεια ακολούθησαν αγώνες στον πνεύμα του ολυμπισμού και απονομή στέφανου ελιάς και μεταλλίων στους νικητές.
Στην τελετή παρευρέθησαν ο αντιδήμαρχος Φοινικαίων κ. Ζήσος Λούτσης, ο διευθυντής Τουρισμού, Προγραμματισμού και Ανάπτυξης κ. Γκέργκης Μάνος, η υπεύθυνη Γραφείου Παιδείας, Πολιτισμού και Αθλητισμού κα. Μαριέττα Τσίλη, ο Διευθυντής του Κέντρου Πολιτισμού Παιδιών Δελβίνου κ. Αλεξάντερ Μάνη, ο διευθυντής του 9-χρονου σχολείου κ. Γρηγόρης Νάτσης και αρκετοί εκπαιδευτικοί.
Την επιμέλεια και το συντονισμό όλης της δραστηριότητας είχε ο επιθεωρητής Αθλητισμού κ. Στέφανος Σέντης.