Kompleksiteti i akseve rrugore e bën të domosdoshme instalimin e ndriçimit të përshtatshëm, i cili do të sigurojë shikueshmëri të mirë për përdoruesit e mjediseve të jashtme gjatë orëve të errësirës së natës. Duke pasur parasysh këtë nevojë, Kryetari i Bashkisë së Finiqit, z. Leonidha Hristo, ka treguar vëmendje të veçantë në procesin e vendosjes së pajisjeve të përshtatshme të ndriçimit në rrugët e fshatrave të Vrionit, Kranes dhe Dhivrit. Ky sistem i ri i ndriçimit kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në sigurinë publike dhe atë në rrugë, pasi ekzistenca e tyre siguron një rrjedhje të qetë të trafikut dhe qarkullimin e banorëve. Numri i përgjithshëm i pajisjeve të instaluara gjatë kësaj periudhe është 208. Nga këto 98 u vendosën në fshatin Vrion, 40 në fshatin Krane dhe pjesa tjetër prej 70 copësh në fshatin Dhivër. Punimet për montimin e pajisjeve të reja të ndriçimit do të vazhdojë paralelisht me atë të rindërtimit të rrugëve. Kjo për shkak se ekzistenca e ndriçimit të vazhdueshëm përgjatë aksit rrugor është një parakusht themelor për përmirësimin cilësor të rrugëve, të cilat kryebashkiaku përpiqet t’i realizojë nëpërmjet një sërë projektesh që po implementohen në fshatrat e bashkisë sonë.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).