Pjesë e serisë së projekteve të ideuara nga kryebashkiaku, Z. Leonidha Hristo, dhe që po implementohen në Bashkinë e Finiqit, janë dhe rehabilitimet dhe përmirësimet e infrastrukturës së fshatrave me qëllim përmirësimin e nivelit të jetesës së banorëve të tyre.
Bashkia nga ana e saj, duke mos i kursyer për asnjë rast fondet në funksion të këtij qëllimi, ka ndërhyrë në mjaft segmente të rrugëve rurale duke i rehabilituar dhe përmirësuar dukshëm ato. Punimet për përmirësimin e infrastrukturës në fshatrat e Bashkisë së Finiqit përbëjnë një proces të tërë dhe të vazhdueshëm dhe janë njëkohësisht një premtim i mbajtur i kryetarit Leonidha Hristo.
Njëherësh, është për t’u lavdëruar një lloj partneriteti i krijuar mes bashkisë dhe banorëve të disa fshatrave, të cilët kontribuojnë financiarisht në realizimin e punimeve të këtij lloji. Ditët e fundit përfunduan rehabilitimet e rrugëve në disa fshatra të bashkisë dhe konkretisht :
Në Kodër/Kalivja u shtruan 420 metra linearë rrugë, për të cilat bashkia investoi 100 m³ beton, ndërsa banorët e fshatit 50 m³.
Në fshatin Qesarat bashkia investoi 60 m³ beton, me të cilat u shtruan 160 metra linearë rrugë.
Ndërsa në Gravë, 60 m³ beton të investuara nga bashkia iu shtuan kontributi i banorëve të saj prej 25 m³ beton, me të cilat u shtruan në total 230 metra linearë rrugë.
Po kështu, edhe banorët e fshatit Sopik kanë arsye të gëzojnë pasi bashkia investoi 36 m³ beton, me të cilat u shtruan 95 metra linearë rrugë.
Ndërkohë po vazhdojnë punimet e filluara prej ditësh për mirëmbajtjen e aksit rrugor Dhivër – Cerkovicë – Theollogo.

Kodër/Kalivja


Qesarat

Gravë

Sopik

Dhivër – Cerkovicë – Theollogo

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).