










Shërbimi i Mirëmbajtjes së Infrastrukturës i Bashkisë Finiq përfundoi dje shtrimin me beton të rreth 90 metrave në katër segmente të vështira të rrugës së Dhrovjanit. Për këtë fshat, i cili përbën një vlerë të veçantë të historisë së trevës sonë dhe një destinacion potencial të rëndësishëm turistik, autoriteti bashkiak përpiqet të sigurojë nga shteti fondet e nevojshme për përfundimin e gjithë projektit për këtë aks rrugor.
Bashkia Finiq ju fton të bëheni pjesëmarrës në vendimmarrje!
Platforma Interaktive e Projektbuxhetit 2021-2023 ju mundëson të kuptoni se sa do shpenzojmë ne 3 vitet e ardhshme dhe për çfarë me konkretisht. Ky mekanizëm ofrohet në kuadër të përpjekjeve për të qenë më transparent dhe gjithëpërfshirës në vendimmarrje.
Konsultohuni me Dashboard në linkun e mëposhtëm:
Ju lutem na dërgoni komente dhe/ose sygjerime në adresën [email protected] deri në datën 10 Nëntor 2020.
PYETËSORI
Pyetësor për konsultimin e projektbuxhetit 2021-2023
Ky pyetësor merr mendimin tuaj ne lidhje me shpërndarjen e fondeve dhe prioritet për shpenzim. Përfshirja juaj, mendimi dhe komentet tuaja mund të sjellin ndryshimin! Pyetësori do të qendrojë aktiv deri në datën 10 Nëntor 2020.
Plotësoni këtë pyetësor të shkurtër dhe bëhu pjesë në vendimmarrje TANI duke klikuar linkun më poshtë:
Kryebashkiakët e Prevezës dhe Finiqit, zotërinjtë Nikolaos Giorgakos dhe Kristo Kiço, u takuan këto ditë në doganën e Qafë Botës, ku diskutuan rreth temës së bashkëpunimit midis dy institucioneve për thithjen e fondeve nga programi Evropian SOLIS për kursimin e energjisë, nga i cili përfitojnë të dyja bashkitë. Në takim ishte i pranishëm dhe Z/Guvernatori Rajonal i Thesprotisë Thomas Pitoulis, Z/Kryetari i Bashkisë së Prevezës Vangjelis Ropokis, Drejtori i Doganës Kostas Pappas dhe Menaxheri i Programeve Evropiane Z. Dinos Papapolyzos.
Në lidhje me programin SOLIS Kryetari i Bashkisë Finiq kërkoi nga homologu i tij i Prevezës asistencë ekspertize, ndërsa kryetari i Bashkisë së Prevezës u zotua të përkushtohet me të gjitha mundësitë në mënyrë që programi të përfundojë brenda dy viteve të parashikuara.
Ndërkohë, me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Finiqit z. Kiço shprehu mirënjohjen e tij për z/guvernatorin rajonal dhe bashkitë fqinje kufitare të cilat mbështetën fuqimisht kërkesën e Bashkisë dhe banorëve të Finiqit për hapjen e Doganës së Qafë Botës e cila është jetike si për shërbimin mjekësor të të moshuarve dhe të të sëmurëve dhe për zhvillimin ekonomik të rajonit. Kryetari i Bashkisë së Prevezës, Z. Giorgakou dhe Z/Guvernatori Rajonal, Z. Pitoulis, shprehën mbështetjen e tyre të plotë për zgjidhjen e kësaj çështjeje serioze.