Dje, më 20.11.2020, Kryetari i Bashkisë së Finiq, Z. Kristo Kiço, përfundoi të gjitha takimet me
mjekë dhe infermierë në qendrat shëndetësore të Livadhjasë, Finiqit, Alikos, Dhivrit, Dërmishit
dhe Mesopotamit, në mënyrë që të informohej për gjendjen e shëndetit të qytetarëve në çdo
njësi administratrive dhe njëkohësisht t’i inkurajojë ata në luftën për përballimin me valën e
dytë të pandemisë që duket se ka prekur rëndë edhe rajonin tonë.
Kryetari i Bashkisë, në prani të Drejtorit të ri të Kujdesit të Shërbimit Shëndetësor Parësor të
Sarandës Z. Mariel Murati dhe drejtoreshës së Shërbimeve Sociale dhe Shëndetësore të
Bashkisë, Znj. Katerina Theodhori, i falenderoi ata veçanërisht për punën e palodhshme dhe të
suksesshme që bënë së bashku gjatë valës së parë dhe, duke theksuar se ky dimër pritet të jetë
më i vështirë, u kërkoi punonjësve të shëndetit publik të ridemensjonojnë kërkesat e tyre për të
kufizuar mundësitë e përhapjes masive të koronavirusit në zonë.
Ai theksoi se ne duhet të qëndrojmë pranë të moshuarve dhe tu përgjigjemi çdo problemi
shëndetësor që ata mund të kenë, duke u ofruar atyre ilaçe në kohën e duhur.
‘’Më mirë të parandalosh sesa të kurosh” ka thënë Hipokrati, babai i mjekësisë moderne,
duke dashur të theksojë vlerën e parandalimit për ruajtjen e shëndetit të mirë.
Drejtori i Kujdesit të Shërbimit Shëndetësor Parësor të Sarandës, Z. Mariel Murati, falenderoi
Kryetarin e Bashkisë për bashkëpunimin dhe premtoi se personeli shëndetësor do të jetë në
vijën e parë dhe do të qëndrojë si zakonisht pranë të moshuarve.
Nga ana e Bashkisë Finiq janë kryer të gjitha dezinfektimet në shkolla dhe ndërtesa publike, por
edhe në shtëpi ku u shfaqën raste të koronavirusit.
126083333_2779581545648009_847710949043278639_n 126325047_2779596608979836_3313159447565059194_n 126357149_2779596518979845_4035439647240104018_o 126396928_2779596665646497_5545260797574910858_n 126446487_2779596462313184_1852627266931711265_n 126476388_2779581505648013_8092948920779534258_n 126493819_2779596412313189_3932653467754652186_n 126508381_2779596565646507_8328241678116984188_n

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).