Inspektimin e punimeve në qendrën e kulturës së Dhrovjenit realizoi këto ditë kryetari i Bashkisë së Finiqit zoti Kristo Kiço. Punimet kryhen në kuadër të porgramit MileSTONES II IPA CBC Greece- Albania “Për inkurajimin e zhvillimit të turizmit përmes ruajtjes dhe promovimit të burimeve kulturore dhe natyrore ndërkufitare , filluan më datën 18.05.2020. Bashkia në këtë program ndërkufitar bashkëpunon me bashkinë e Dodonës dhe me dy Drejtoritë rajonale të monumenteve të Janinës dhe Vlorës.
Me përfundimin e kësaj vepre, autoriteti vendor do të bëjë edhe ndërhyrje të tjera pasi Dhrovjani është një nga destinacionet e mundshme më të pasura monumente kulturore dhe natyrë të përshtatshme për mikpritjen e turistave, theksoi kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço gjatë takimit në këtë fshat.