NË FSHATIN JERMË DJE BRIGADA E PËRMIRËSIMIT TË RRUGËVE E BASHKISË FINIQ

Në fshatin Jermë ishte dje brigada e përmirësimit të rrugëve të bashkisë Finiq, e cila pas punës së kujdeshshme paraprake me 54 m3 beton ka shtruar 140 metra linearë rrugë në segmentet e vështira të lagjeve. Me qëllim që të mos ndalojë këtu përpjekja e përmirësimit të infrastrukturës në këtë fshat, kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço u bën thirrje të gjithë banorëve të këtij fshati të kontribuojnë edhe vetë pasi së bashku, bashkia dhe qytetarët, mund të ndryshojnë pamjen e fshatit.

108214963_2662813497324815_758727842599370760_n

108559958_2662813590658139_6086991173087791268_n

108974861_2662813553991476_1403875413933014829_n

109338891_2662813530658145_2634266782955223652_n

109685059_2662813643991467_5496653546352377961_n

109685888_2662813453991486_3077824580200636518_n

109120641_2662813693991462_1072580711180419987_n

109734123_2662813717324793_3795789668877188739_n

BASHKIA E FINIQIT MBËSHTET ATO FSHATRA QË KONTRIBUOJNË DHE VETË

Ka shumë kryetarë fshatrash në bashkinë e Finiqit që përkushtohen seriozisht në rolin e tyre duke treguar jo vetëm përkujdesje por duke kontribuar edhe materialish për t’u realizuar diçka e mirë në fshatin e tyre. Njëri prej tyre është edhe Grigor Naçi në fshatin e vogël të Velahovës. Me rastin e ιnvestimit të programuar nga fondi i bashkisë të 50 m3 beton dhe hekur në dy pikat e vështira të rrugës së këtij fshati malor, vetë ai dhuroi për realizimin e punimeve të tjera në fshat rrogën e një viti si kryetar i fshatit. Ky veprim frymëzon dhe bashkëfshatarët e tjerë për të vazhduar shembullin e tij për të dhënë në vazhdimësi pjesën e tij për të mirën e përbashkët. Segmentet e rrugës në total 140 m linear që realizoi bashkia si dhe punimet që u bënë në përgjithësi kësaj here për përmirësimin e infrastrukturës dhe për krijimin e vendeve të argëtimit është një shënjë optimiste që mund të ndryshojë faqen e Velahovës.
107431231_2658329557773209_6647259085147124570_n

107495430_2658329977773167_4858835780487094622_n

107641291_2658329934439838_7430352903809479752_n

107683104_2658329834439848_8038552875800422910_n

107693869_2658329611106537_263919941452697611_n

107714280_2658329517773213_8020102244062060047_n

107751167_2658329657773199_522402349601368630_n

107832977_2658329884439843_7714006657758272672_n

108052358_2658329767773188_8059889657226542349_n

INVESTOHEN 98 METËR KUB BETON NË FSHATIN KRANE TË BASHKISË FINIQ

Në fshatin Krane , me gjallërinë më të madhe dhe me peripecitë e shumta të kohëve të fundit , u përqëndrua këto ditë ekipi i shërbimeve të infrastrukturës së bashkisë Finiq , për përmirësimin e rrugëve të brendshme. Në pikat më të rëndësishme ku shtresat e rrugës ishin bërë të rrezikshme për kalimin e automjeteve dhe të kalimtarëve, u investuan 98 metër kub beton duke realizuar rreth 290 metra linearë rrugë. Ky investim është i pari në Krane që nga momenti i krijimit të bashkisë mbas reformës territoriale të vitit 2015.

105770255_2647338845538947_2300351311336064380_n

105895708_2647338972205601_1689072480825472978_n

106007533_2647315015541330_3396521062999988039_n

106111462_2647315092207989_2520443736307867869_n

106128028_2647338788872286_5205333256577699752_n

106239988_2647338912205607_940341779943639185_n

106262832_2647315055541326_5669924174064004696_n

106357532_2647338732205625_3882218509679876812_n

CANCELLATION OF TENDER PROCEDURE

interreg-rythm

ANULLIM TENDERI

PAJISJE – QENDRA KULTURORE Livadhja, Del 3.3.4, PROJEKTI “RyTHM”
Fostering Creativity and Connecting Cultural Assets through Monuments

VENDI – LIVADHJA, FINIQ/SHQIPERI
1. Referenca e publikimit
Numri i refernces : Nr 2
2. Procedura
Tender i hapur lokal me publikim
3. Titulli i programit
Programi – Interreg IPA II Cross-Border Cooperation Programme, Greece -Albania 2014-2020
4. Financimi
Marreveshja e Financimit ne kuader te projektit “RyTHM / Bashkimi Europian dhe Bashkia Finiq
5. Autoriteti kontraktues
Bashkia Finiq
6. Fondi limit
130 000 Euro (pa TVSH)

7. Arsyet e anullimit
Kjo procedure prokurimi ishte nje procedure locale e hapur me publikim per konsortiume kompanish me experience ne fushen e sistemeve audio-vizuale, te ndricimit, mobilimit dhe kondicionimit. Tet re konsortiumet qe shprehen interes dhe kaluan fazen e vleresimit administrative te vlefshmerise deshtuan ne dhenien e ofertes teknike per certifikatat e origjines se cdo produkti, kriter baze per te fituar tenderin sipas PRAG 2019 per prokurim pajisjesh mbi vleren 100000 EURO.
Per rrjedhoje kjo procedure tenderi ANULLOHET
Tenderi do te ri – lancohet duke perdorur nje metode tjeter prokurimi, pa njoftim paraprak.

INAGUROHET UJËSJELLËSI I RI NË FSHATIN KOSTAR

U inagurua ditën e Mërkurë data 10 qershor 2020 ujësjellësi i ri i fshatit Kostar të Bashkisë Finiqnë prezencë të kryetarit të bashkisë zotit Kristo Kiço, përfaqësuesit të konsullatës greke në Gjirokastër zotit Konstantinos Mihelis, këshilltarëve bashkiakë dhe banorëve të fshatit. Kjo vepër e cila ishte ëndrra shekullore e Kostaritëve bëhet realitet pas një bashkëpunimi të banorëve të fshatit dhe bashkisë Finiq. Bashkia ndihmoi me materiale dhe me fuqi punëtore. Investimi arrin vlerën tre milion lekë nga të cilat 10 mijë euro janë kontribut i familjeve të fshatit. U ndërtuan tre depo uji dhe linja prej 1600 m/l
Në fjalën e tij gjatë inagurimit kryetari i Bashkisë, zoti Kiço pasi vlerësoi nismën e marrë nga banorët për të realizuar këtë vepër të rendësishme , theksoi se këtë shembull duhet ta ndjekin edhe fshatrat e tjera për të përmirësuar së bashku kushtet e jetesës në vendlidjen tonë. Me këtë rast shpalli edhe lajmin e mirë për fillimin e punimeve në ujësjellësin rajonal të Merkos në Njësinë Administrative të Alikos nga i cili do të furnizohen 13 fshatra me ujë të pijshëm.
Përfaqësuesi i konsullatës greke në Gjirokastër zoti Mihelis midis të tjerave theksoi se uji është kulturë, jetë, zhvillim. Me frymë bashkëpunimi dhe unitet mund të arrijmë shumë gjëra në jetën tonë.
Banorët e fshatit falënderuan kryetarin e bashkisë zotin Kristo Kiço për bashkëpunimin e përkryer që kishte me ta në realizimin e veprës.

103889156_2634061770199988_1281870818587153140_o

img-20200611-wa0015

img-20200611-wa0017

img-20200611-wa0018

img-20200611-wa0032

img-20200611-wa0033

img-20200611-wa0024

img-20200611-wa0030

img-20200611-wa0031

U RIPARUA SEGMENTI I RRUGËS HYRËSE TË FSHATIT PECË QË KISHTE RRËSHQITUR

Përfunduan punimet e hapjes së segmentit rrugor të hyrjes së fshatit Pecë në bashkinë e Finiqit, i cili për shumë kohë ishte i pakalueshëm për shkak të rrëshqitjeve. Kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço kërkoi ndihmën e shoqërisë AGBES CONSTRUKSION që kryen punime në segmentin e rrugës Kardhiq -Delvinë cila u përgjigj menjëherë duke dërguar makineritë e rënda dhe si rezultat janë kryer rreth 4.500 metër kub gërmime, u hapën kanale kulluese dhe u shtrua me bigor i gjithë segmenti .
Kryetari i kryesisë së fshatit zoti Vasil Gazeli dhe të gjithë banorët e fshatit Pecë falënderojnë kryetarin e bashkisë Finiq dhe administratorët e shoqërisë AGBES CONSTRUKSION që mundësuan zgjidhjen e një problemi kaq serioz për fshatin e tyre.

101965425_2627647220841443_5723444298771333120_n

101625696_2627647290841436_5687223495239401472_n

101670998_2627647357508096_1417669026808594432_n

101819647_2627647404174758_7022321500904488960_n

101708773_2627647527508079_5167461091541778432_n

102324450_2627647594174739_8135799537693360128_n

82496958_2627647777508054_2713740859383218176_n

101634387_2627647927508039_7442352491951292416_n

100477745_2627648164174682_1415003497090252800_n

101681018_2627648230841342_2445522728728395776_o

VAZHDIM I VEPRËS NË FSHATIN VRION

Operacioni për përmirësimin e rrugëve me të ardhurat e veta apo me ndihma të qytetarëve në çdo fshat të Bashkisë së Finiqit vazhdon sipas programit të autoritetit drejtues të saj. Kjo javë u mbyll me përmirësimin e tre segmenteve të shkatërruara në fshatin Vrion si dhe me kryerjen ndërhyrjeve në kanalin vaditës KK3 për të realizuar në kohë vaditjet e kërkuara kultivuesit e misrit, vreshtit apo të jonxhës në Vurgun e Sipërm.
Në fshatin Vrion u shtruan në total me beton rreth 300 metra rrugë në maloren e Mulirit, në Lagjen e Sipërme dhe mbi kishën e Shën Mamas, si dhe u shtrua me bigor rruga nga Shelegari deri tek shkolla 9-vjeçare.
Kryetari i fshatit zoti Leonidha Harito dhe banorët e përhershëm të fshatit i shprehën mirenjohjen e tyre ndaj kryetarit të bashkisë zotit Kristo Kiço për mbajtjen e fjalës së dhënë para zgjedhjeve për realizimin e këtyre investimeve të cilat ishin vërtet të domosdoshme në këtë fshat.

100728123_2618518778420954_2591308985499910144_n

99384555_2618518851754280_3560704106597187584_n

99113028_2618518681754297_7685895936706347008_n

99115322_2618518315087667_6108036900478517248_n

99117564_2618518541754311_5636244664387371008_n

99152432_2618518501754315_7452727303282360320_n

99295294_2618518721754293_3893237396824653824_n

99297671_2618518448420987_4780494927698067456_n

99378822_2618518358420996_2527503707264778240_n

100481507_2618518591754306_4192281925102075904_n

100598784_2618518645087634_7681640014958034944_n

100603523_2618518405087658_483307614642372608_n

GIZ DHURON NJË MAKINË PASTRIMI NË BASHKINË E FINIQIT

Mbriti në bashkinë e Finiqit makina e pastrimit me vlere 56.000 euro që dhuroi në kuadrin e programit për kufizimin e mbetjeve plastike që përfundojnë në det, OJQ “Bashkëpunimi Ekonomik Gjerman” GIZ.
Ky automjet me parametra bashkëkohore dhe i manovrueshëm do të përdoret nga shërbimi i pastrimit për transportin e mbeturinave nga çdo fshat në landfillin e Bajkajt.
Kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço falënderon OJQ “Bashkëpunimi Ekonomik Gjerman” GIZ dhe në mënyrë të veçantë kryetarin e saj zotin Hermann Pllum për disponilitetin dhe korrektësinë në lëvrimin e ndihmave sipas marrëveshjes së Ulqinit për mbrojtjen e mjedisit.

98188221_2616179808654851_3177123643998076928_n

99422049_2616179701988195_8111748047253274624_n

100050420_2616179738654858_8610027655896498176_n

100531170_2616179778654854_4247325633262125056_n

Njoftim për shtyrjen e afatit të tenderit

interreg-rythm

TEMA: Njoftim për shtyrjen e afatit të tenderit

Livadhja – Pajisjet e Qendrës Kulturore, Del 3.3.4 Projekti “RyTHM” – Project Fostering Creativity and Connecting Cultural Assets through Monuments
Nr . Ref. 02
Bashkia Finiq, synon të japë një kontratë furnizimi për Pajisjet e Qendrës Kulturore-Livadhja , Del 3.3.4 “RyTHM” – Projekt, Fostering Creativity and Connecting Cultural Assets through Monuments me ndihmë financiare nga INTERREG IPA CBC Greqi – Shqipëri 2014 -2020.
Bazuar në kërkesën e konsorciumit të kompanive, të cilët shprehin interes për pjesëmarrje në tender, Bashkia e Finiqit, duke marrë parasysh vështirësitë e krijuara për shkak të situatës së Covid -19 për kompanitë koordinuese për përgatitjen e dokumenteve të tenderit, zgjat afatin e fundit të dorëzimit të dokumenteve me 15 ditë.
Konsorciumet që kanë shprehur interes janë të ftuar të paraqesin ofertat e tyre brenda 1.06.2020
Informacioni i mundshëm shtesë ose sqarimet / pyetjet do të publikohen në faqen e internetit të Autoritetit Kontraktues, si dhe personit përgjegjës vijues
VELTA DALANAJ
Bashkia Finiq
FINIQ, Kodi postar 9716
Tel +355686055695

E-mail: [email protected],
[email protected]

NJOFTIMI I DHENJES SE KONTRATES SE PUNIMEVE

milestones-2

NJOFTIMI I DHENJES SE KONTRATES SE PUNIMEVE

Titulli i kontratës: WP 6.2 “Ndërtimi i ICPS” Del. 4.2.1 – Rikonstruksioni i Qendrës Kulturore Dhrovjan, Projekti “MileSTONES II”
Vendndodhja – FINIQ

1. Lloji i procedurës
Procedura e thjeshtuar e tenderit
2. Referenca e publikimit dhe data e njoftimit të kontratës
N / A
3. Numri i lotit dhe titulli i lotit
N / A
4. Numri dhe vlera e kontratës
REF 02, 8 373960 lekë, pa TVSH
5. Data e dhënies së kontratës
07/05/2020
6. Numri i tenderave të pranuar
3 tre kandidatë ofertues
7. Emri, adresa dhe kombësia e tenderuesit të suksesshëm
JODY KOMPANY,
FINIQ, SHQIPERI
8. Kohëzgjatja e kontratës
3 muaj
9. Autoriteti Kontraktues
BASHKIA FINIQ

10. Baza ligjore
Rregullorja (BE) Nr 236/2014 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit e 11 Mars 2014 për përcaktimin e rregullave dhe procedurave të përbashkëta për zbatimin e instrumenteve të Unionit për financimin e veprimeve të jashtme dhe
Shtojca IV e Marrëveshjes së Partneritetit ndërmjet anëtarëve të MILESTONE II, Programi GREQI-SHQIPBRI INTERREG 2014-2020

BASHKIA FINIQ
KRYETAR
KRISTO KICO

WORKS CONTRACT AWARD NOTICE

doc01889520200515101123