Pranë Pikës së Informacionit në fshatin Çlirim, aty ku kryqëzohet rruga e Finiqit me rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, u hap Këndi i BE-së, në kuadër të projektit “Bashkitë për në Evropë”. Ky projekt është një nismë e Bashkimit e Evropian, e cila synon të rrisë kapacitetet e Njësive të Qeverisjes Vendore në Shqipëri në kuadër të proçesit të integrimit evropian të vendit, duke ngritur në secilën bashki një zyrë të BE-së që do të jetë edhe pika e referencës në çdo bashki, jo vetëm për punonjësit e administratave vendore, por edhe për të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit në nivel vendor. Në proçesin e funksionimit të Këndeve të BE-së, këta të fundit dhe koordinatorët lokalë që operojnë në ta kthehen në bashkëpunëtorin më të ngushtë të projektit, duke pasur dy funksione brenda tyre:

  • Forcimin e kapaciteteve të njësive të tyre të qeverisjes vendore në lidhje me funksionimin e tyre brenda standarteve evropiane si dhe përthithjen e fondeve evropiane mbi bazë projektesh.
  • Të shërbejnë si pika kontakti për njësinë e tyre të qeverisjes vendore, por edhe për të gjithë shoqërinë në rajonin e tyre, në lidhje me informimin për Bashkimin Evropian dhe organizmat e tij.

Në ditët në vazhdim pika të tilla informacioni për Bashkimin Europian dhe për përfitimet para dhe pas integrimit në të do të hapen në të gjitha qendrat e njësive administrative të bashkisë Finiq dhe shërbimet do të ofrohen në dy gjuhë, greqisht dhe shqip.

 

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).