Më së fundi, e gjithë pjesa e rrugës që të çon nga kthesa e Kostarit në manastirin e Shën Mërisë së Kostarit u përmirësua. Me punën dhe furnizimin me 30 metra kub beton në bashkëpunim me kryesinë e fshatit, u shtruan 90 metra rrugë në të përpjetën, e cila për vite me radhë ishte një pikë e vështirë aksesi për vizitorët dhe makinat. Disa vite më parë vetë fshati kishte investuar në pjesën nga hyrja e manastirit deri në fundin e të përpjetës së madhe.
Ndërkohë, Kryetari i Bashkisë së Finiqit, Z. Kristo Kiço, interesohet të sigurojë fonde në mënyrë që të ndërtohet vitin e ardhshëm, rruga nga Mesopotami drejt manastirit e cila do të shërbejë si një shteg që çon çdo verë, por edhe gjatë gjithë vitit besimtarët drejt këtij destinacion fetar.



