Para pak ditësh në fshatrat Aliko, Kostar, Kulluricë dhe Navaricë ekipi i elektiçistave të bashkisë përfundoi punimet për vendosjen e ndriçimit.
Në të katër fshatrat u vendosën në total 185 ndriçues. Konkretisht në Aliko u vendosën 95 ndriçues, në Kulluricë 40 ndriçues, në Kostar 20 ndriçues dhe në Navaricë 30 ndriçues. Ndërsa në fshatrat Pandalejmon, Pllakë dhe Jermë punimet vazhdojnë. Deri sot në Pandalejmon u vendosën 12 ndriçues dhe mbeten për tu vendosur akoma 20. Në Pllakë u vendosën 18 dhe mbeten akoma 20. Në Jermë ku ndodhet sot ekipi i elektriçistëve u vendosën deri tani 19 ndriçues. Punimet do të vazhdojnë me ritëm të intensiv. Është çështje kohe ndriçimi i rrugëve të të gjithë fshatrave që “muzgu të bëhet shkëlqim”.
Ju ofrojmë material fotografik që të keni një ikonë të plotë të punimeve që kryhen.