Tre ishin problemet kryesore ne takimin e organizuar nga Bashkia Finiq ne Njesine Administrative te Mesopotamit, diten e Premte date 17 korrik, me pjesemarrjen e kryetareve te fshatrave te kesaj Njesie. Marrja e masave per mbrojtjen nga zjarri, sistemimi i kontratave shumevjecare per mbjelljen e drufrutoreve dhe zgjidhjet e mundshme per tokat qe kane ne pronesi fermeret e zones dhe mbeten te pakultivuara.
Per programin dhe masat organizative qe po merr bashkia Finiq per perballimin e situatave ne rast zjarri dhe rendesine e veçantë qe ka sistemi i sinjalizimit qysh ne momentin e shfaqjes se zjarrit, foli drejtori i Drejtorise per Mbrojtjen e Territorit te Bashkise z. Vasil Valera.
Per gadishmerine e mjeteve dhe aftesimin e forcave te zjarrefikeses qysh ne momentet e para te shfaqjes dhe shuarjes te zjarrit foli drejtori i ketij sherbimi z. Vangjel Kaci. Ne emer te Drejtorise se Bujqesise, Ujitje Kullimit, Sherbimit Veterinar, Mbrojtjes se Mjedisit, Pyjeve dhe Kullotave beri nje paraqitje te problematikes dhe te rendesise qe ka fondi pyjor e kullosor per zhvillimin dhe mireqenien e komunitetit, drejtori i kesaj Drejtorie z. Petraq Bereti.
Ne diskutimet e tyre kryetaret e fshatrave Mesopotam, Bistrice, Dhrovjan, Velahove etj. kerkuan nderhyrje sa me te shpejte nga ana e Bashkise per pastrimin e rrugeve pyjore dhe ato bujqesore me qellim qe, te sigurohet kalimi i mjeteve te zjarrefikeses per shuarjen e zjarrit, krijimi i pikave furnizuese me uje te mjeteve, kujdesi dhe bashkepunimi qe duhet te tregohet me barinjte qe kontraktojne kullotat, etj.
Gjithashtu diskutantet, u propozuan drejtuesve te Bashkise, te vendosen edhe punonjes sezonal per perballimin e zjarreve, ndersa per zonat e largeta me probleme te infrastruktures rrugore ne Dhrovjan, Leshnice apo Karroq, te kontraktohen mjete 4×4 me depozite uji, me qellim te nderhyhet qysh ne momentin e pare per shuarjen e zjarrit.
Ne takim u ngriten edhe shqetesimet qe kane banoret me tufat e bagetive qe mbahen brenda zonave te banuara, problemet me ujitjen e tokave dhe pastrimin e kanaleve ujitese, hapjen e rrugeve bujqesore etj.
Ne fund te takimit administratori i Njesise Administrative Thimjo Thano, falenderoi pjesemarresit ne takim duke theksuar se problemet qe po perballemi cdo dite jane te shumta qe kerkojne zgjidhje dhe ne duhet t’i zgjidhim me pune dhe sipas ligjeve ne fuqi.