Përfundon rehabilitimi I Qendrës Kulturore në Livadhja në kuadër të projektit Rhythm – Fostering Creativity and Connecting Cultural Assets through Monuments.
Ndërhyrje u bënë për konfigurimin dhe funksionimin e plotë të Qendrës Kulturore në Livadhja, Finiq. Këtu u përfshinë instalimi i sistemit audio, sistemi i kondicionimit dhe pajisjet e tjera të ngjashme, ulëset e amfiteatrit, skena, pajisjet teknike për dëgjimin, shikimin.
Projekti RYTHM është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse në kuadër të programit të bashkëpunimit INTERREG Greece – Albania 2014-2020.









