Qendra Sociale Ditore e grupeve në nevojë në bashkinë Finiq është drejt përfundimit

Qendra Sociale Ditore e grupeve në nevojë në bashkinë Finiq është drejt përfundimit. Pothuajse të gjitha punimet në ndërtesën që u zgjodh për këtë shërbim në Finiq janë drejt përfundimit dhe synohet të vazhdohet me restaurimin e ndërtesave në Kulluricë dhe Theollogo për të krijuar një infrastrukturë për pritjen e këtyre grupeve dhe individëve në nevojë. Investimi në Finiq realizohet me fonde të Programit Italian IADSA në shumën 26,000,000 lekë, ku në ndërtesën e vjetër të shkollës fillore, pranë Shën Thanasit, u krijuan hapësira të përshtatshme për mikpritjen e njerëzve në nevojë. Shërbimi Social i Komunës ka përgatitur planin e funksionimit të Qendrës, i cili do të zbatohet menjëherë, duke e plotësuar atë me stafin e duhur dhe infrastrukturën e nevojshme për funksionimin normal të saj tani e tutje. Kjo është qendra e parë e këtij lloji që do të ngrihet në zonën tonë dhe do të jetë një ambjent i ngrohtë për ata që kanë nevojë për kujdesin dhe mbrojtjen e institucioneve shoqërore, veçanërisht në këto kohë të vështira kur vetmia, izolimi dhe shumë probleme sociale përbëjnë përditshmërinë tonë.

161796632_2863595763913253_3486136893135592265_o

162222042_2863595747246588_5439019059899792472_o

162233601_2863595817246581_4402544139700387931_o

161497474_2863595787246584_880540929738196644_n

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR REGJISTRIMIN FILLESTAR TË PASURIVE “PYJE DHE KULLOTA” NË PRONËSI TË BASHKISË FINIQ .

Po kryhet regjistrimi fillestar i pyjeve dhe kullotave në pronësi të Bashkisë Finiq me ane te VKM 684/2020.
Ju lutemi të konsultoheni me këtë informacion pranë zyrës së afishimit publik në ambientet e Bashkisë Finiq (njësitë vendore përkatëse).
Nese posedoni dokumenta pronesie te llojit “pyll” dhe “kullote”, ju lutemi paraqituni me nje kopje te dokumentave prane kesaj zyre per te kryer verifikimet e nevojshme.

received_544180566521025

received_884056495717055

MILESTONES III, zhvillim i trashëgimisë kulturore dhe nxitja e turizmit të qëndrueshëm

MileSTONES III përbën pjesën e tretë integrale të MILESTONES, në përpjekjet e tyre të përbashkëta për ruajtjen dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore si një gur themeli i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit.
Projekti i parë, i cili u zbatua brenda Programit IPA CBC “Greqi-Shqipëri 2007-2013”, solli një seri ngjarjesh premtuese për kulturën ndërkufitare. Veçanërisht, Bashkia e Dodonit kohët e fundit (Dhjetor 2018) fitoi çmim për projektin fillestar MileSTONES në eventin vjetor BRAVO 2018, forumi më i madh për Dialogun Social për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Greqi, ku u përfshinë më shumë se 246 veprime. MileSTONES II me titull “Inkurajimi i zhvillimit të turizmit përmes ruajtjes dhe promovimit të burimeve kulturore dhe natyrore ndërkufitare”, i cili aktualisht është në zbatim, renditet i pari ndër propozimet brenda Thirrjes së 2-të të Interreg IPA CBC “Greqi-Shqipëri 2014-2020”.
Zona ndërkufitare Shqipëri – Greqi përballet me vështirësi për lidhjen e pasurive të tyre kulturore me zhvillimin e turizmit, me qëllim ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme lokale dhe rajonale. Shumica e vizitorëve i shohin sitet kulturore dhe natyrore të zonës ndërkufitare si “atraksione ditore të vizitorëve”, duke i konsideruar ato më tepër si një ndalesë sesa një destinacion i integruar. Sidoqoftë, pasuritë kulturore të zonës ndërkufitare nëse kombinohen, mund të krijojnë një destinacion të integruar turistik.
MileSTONES III vjen si një nevojë:
Për krijimin e një lidhjeje midis veprimeve të ruajtjes së trashëgimisë kulturore të zbatuar në këto projekte dhe promovimit të tyre përmes turizmit të qëndrueshëm, duke përdorur pasuritë e trashëgimisë kulturore, duke nxitur industri kreative, dhe duke aplikuar mjete dhe teknika për ndërtimin e kapaciteteve përtej praktikave aktuale.
Duke konsideruar limitet financiare të projekteve të mëparshme dhe kapacitetin më të fortë që partneriteti ka ndërtuar për zbatimin e projekteve të trashëgimisë kulturore, përpjekjet e reja theksojnë zgjerimin e aseteve kulturore dhe vendosjen e një aleance të fortë midis palëve të interesuara lokale. Qëllimi është të zgjerohet ndjeshëm shkalla dhe fushëveprimi dhe të mbulojë shumë zona të Epirit dhe qarkut të Vlorës brenda një strategjie të orientuar drejt turistëve për të ringjallur trashëgiminë kulturore dhe për të menaxhuar përdorimin e saj krijues për të lehtësuar një hap cilësor në drejtim të zhvillimit ekonomik.
Qasja kryesore është të përfitojmë nga rezultatet e projekteve dhe iniciativave të mëparshme kulturore dhe turistike për të zgjeruar fushën dhe për të rritur efektivitetin e veprimeve të planifikuara. Kështu, projekti do të krijojë efekte në të gjithë rajonin në të mirë të popullsisë lokale dhe zonës ndërkufitare, duke dhënë një shembull të mirë dhe duke shfrytëzuar potencialin e zonave të tjera për të përmirësuar dhe promovuar pasuritë e tyre kulturore.
MileSTONES III njeh si aktorë kryesorë të gjithë aktorët lokalë dhe ndërkombëtarë të përfshirë në sektorët e turizmit dhe trashëgimisë kulturore siç janë organizatat publike / private, arkeologët, sipërmarrësit, operatorët turistikë, guidat turistike, studiuesit, studentët, të rinjtë etj. Zbatimi i projektit gjithashtu do të rrisë aksesin në trashëgiminë kulturore lokale dhe do të përmirësojë kapacitetin lokal për të forcuar atraktivitetin e turizmit.

Solis – Bashkëpunimi ndërkufitar për efiçiencën energjitike duke përdorur energjinë diellore

Bashkia e Finiqit po vijon aktualisht punën për implementimin e projektit Solis. Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe fondet e shteteve pjesëmarrëse në kuadër të programit Interreg IPA CBC Greece – Albania 2014 – 2020 dhe zbatohet në partneritet me Bashkinë e Prevezës dhe Universitetin e Janinës.
Projekti adreson një nga sfidat kryesore globale me të cilat përballet njerëzimi sot, por më e rëndësishmja merr në konsideratë atë çka mund të quhet si kërcënim për zonën ndërkufitare: “Ndikimet serioze të mundshme të ndryshimeve klimaterike në mjedisin natyror”. Projekti aspiron të tregojë se si një ndërhyrje e integruar energjetike, e zhvilluar mirë, mund të arrijë përmbushjen e objektivave mjedisorë dhe në të njëjtën kohë të nxisë rritjen ekonomike dhe të promovojë një zhvillim ekonomik me sa më pak ndotje.
Projekti bazohet në katër shtylla themelore të cilat janë: shfrytëzimi i resurseve lokale të energjisë së rinovueshme, rritja e eficensës energjetike, vlerësimi i kapacitetit të transferimit të teknologjisë dhe promovimi i mënyrave të përgjegjshme të jetesës. Prandaj, SOLIS tenton të maksimizojë shfrytëzimin e mundësive të zonës ndërkufitare, që nënkupton “Prodhimin e energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë” duke synuar përdorimin e energjisë diellore në prodhimin e energjisë elektrike në një nivel lokal.
Projekti është i dizenjuar nga Bashkia e Prevezës, Bashkia e Finiqit dhe Universiteti i Janinës – Sektori i Veçantë për Fondet e Kërkimit – Departamenti i Edukimit të Fëmijëve, me mbështetjen e Departamentit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë. Secili partner solli ekspertizën e tij për zhvillimin e këtij projekti të integruar që merr parasysh pikat e forta dhe të dobëta të zonës ndërkufitare në nivel lokal.
Bazuar në përpjekjen e përbashkët të partnerëve, projekti propozon zbatimin e një numri veprimesh, që korrespondojnë në mënyrë specifike me kapacitetin lokal, karakteristikat e popullsisë, pikat e forta, dobësitë dhe mundësitë, dhe rreziqet e zonës ndërkufitare.
SOLIS, pra, korrespondon plotësisht me fushën e Programit; duke konsideruar mungesën e theksuar të burimeve financiare në Finiq dhe Prevezë, realizohen ndërhyrje në shkallë të vogël, që shërbejnë si shembull për autoritetet e tjera në zonën ndërkufitare, duke shfrytëzuar zhvillimin e burimeve të energjisë së rinovueshme dhe duke nxitur një rritje të qëndrueshme ekonomike. Në mënyrë të ngjashme, veprimet e koordinuara për promovimin e mënyrave të jetesës me impakt në përdorimin e energjisë korrespondojnë me ndryshimet aktuale të përditshme që janë lehtësisht të disponueshme në zonën ndërkufitare, ndërsa në të njëjtën kohë mund të shkallëzohen lehtësisht dhe të përshtaten me mjediset e tjera.
Qasja kryesore e projektit është ndërhyrja e integruar që maksimizon vlerën e investimit. Pavarësisht se veprimet e projektit janë të përqendruara në nivel lokal, ai do të krijojë efekte në të gjithë zonën. Nga ky ndikim do të përfitojë popullsia ndërkufitare, duke vendosur kështu një shembull të planifikimit të integruar që merr parasysh karakteristikat lokale dhe shfaq një mënyrë inovatore për shfrytëzimin e potencialit të burimeve energjitike të fushave të tjera dhe promovimin e efikasitetit energjitik.
SOLIS merr në konsideratë pikat e forta të zonës ndërkufitare dhe ato të partnerëve të saj, duke zhvilluar një ndërhyrje që thekson rëndësinë e veprimeve lokale dhe fuqinë që zgjedhjet tona të përditshme mund të sjellin tranzicionin e dëshiruar në një ekonomi të qëndrueshme.

VIZITË E PREFEKTIT TË QARKUT VLORË NË BASHKINË E FINIQIT PËR PËRBALLJEN ME FENOMENET E JASHTËZAKONSHME TË MOTIT.

Fenomene të motit të ashpër, me reshje të dendura shiu, erëra të stuhishme dhe përmbytje shkaktoi vala e ashpër e motit të keq që goditi Bashkinë e Finiqit në ditët që lamë pas. U përmbytën rrugë, u bllokuan shoferë në automjetet e tyre në rrjedha uji dhe kalimi në disa vende është ende i vështirë. Përmbytjet dhe moti i keq kanë dëmtuar shtëpi, hektarë tokë bujqësore, ura dhe ferma apo njësi blegtorale.
Mëngjesin e djeshëm, një ekip i Qarkut të Vlorës, i kryesuar nga Prefekti Z. Flamur Mamaj, vizitoi vendin ku u shemb ura e kanalit vaditës Thoma Filipeu.
I menjëhershëm ishte interesimi i Prefektit për të gjithë situatën e krijuar në Bashkinë e Finiqit, për shkak të reshjeve të mëdha të ditëve të fundit dhe premtoi se së shpejti do të mbërrijë një ekip zyrtarësh të Ministrisë së Bujqësisë, për të kryer studimin teknik dhe restaurimin e menjëhershëm të urës. Ai përgëzoi punonjësit e sektorit të kullimit dhe vaditjes të Bashkisë, të cilët, me gjithë rreshjet e vazhdueshme, që prej dy ditësh po punojnë pa ndërprerje për sistemimin e shtratit të lumit.
 141060275_2829294864010010_91390_n0 142721143_2829301597342670_677383021209550415_n 143012362_2829301640675999_5832359078283527318_n 143060275_2829294864010010_9139040317464181030_n 143094626_2829294894010007_7437534430325596040_n 143351778_2829301560676007_5525125747460290284_n

NDERHYRJE PERGJATE RRUGES SE FINIQIT PER DEVIJIMIN NGA RRUGA TE UJERAVE TE SHIUT

Shërbimi i Mirëmbajtjes së Infrastrukturës së Bashkisë po ndërhyn këto ditë për kullimin e ujërave të shiut dhe ujërave të tjerë të rrugës kryesore të Finiqit. U hapën dhe u pastruan kanalet dhe u devijua uji që derdhej në trupin qendror të rrugës dhe u vendosën tubat për hyrjen e automjeteve në shtëpitë e ndërtuara përballë kishës së fshatit.Punimet do të vazhdojnë edhe në segmente të tjera, derisa të sigurohen fondet e nevojshme për zgjerimin dhe sistemimin përfundimtar të kësaj rruge kyçe që lidhet me Finiqin Antik, por edhe me qytetin e Delvinës.

135797474_2814736072132556_3501932810426341331_n 135834475_2814736198799210_697806539710884602_n 135847831_2814736112132552_4707071570246547615_n 135858962_2814736362132527_868414786045704848_n 136026426_2814736245465872_6962171363991392661_n 136034507_2814736005465896_5810429066846361461_n 136082429_2814736415465855_5748374006645228220_n 136084938_2814736152132548_7151194978468435683_n 136127921_2814736472132516_8904197327406365959_n 136175834_2814736308799199_923180788933869719_n 136366897_2814735968799233_4385564365453218020_n

U VOTUA BUXHETI MË MADH NË BASHKINË FINIQ

Buxheti i vitit 2021 i Bashkinë Finiq u votua nga Këshilli Bashkiak. Konsiderohet si një nga më të mëdhatë e të gjitha viteve ku, së bashku me fondet evropiane për programet Rhythm, Mile Stones II, Mile Stones III dhe Solis, arrin në rreth 6.1 milion €. Transferta së bashku me financimin e katër projekteve të infrastrukturës dhe furnizimit me ujë tejkalon 500 milion lekë, ndërsa të ardhurat nga taksat dhe aktivitete të tjera e bashkisë janë parashikuar në masën 89,553,000 lekë.
Sipas kryetarit të bashkisë, Z. Kristo Kiço, sigurimi i këtij fondi të rëndësishëm nga qeveria u arrit duke prezantuar projekte serioze që zgjidhin probleme në shkallë të gjerë, të tilla si furnizimi me ujë në të gjitha fshatrat e bashkisë dhe shërbime të rëndësishme sociale për t’i shërbyer të banorëve të bashkisë siç janë qendrat e pritjes për të moshuarit dhe shtresave në nevojë.
Ndërkohë, me një përpjekje serioze dhe këmbëngulëse të Drejtorisë së Taksave, mbledhja e taksave nga familjet dhe mbledhja të ardhurave nga qiraja e pronës së bashkisë parashikohen me rritje. Siç kemi përmendur në njoftimet e mëparshme, investimi më i madh dhe më i rëndësishëm është bërë në tre ujësjellës rajonalë, Merko, Leshnica dhe Finiq. Kohëzgjatja e përfundimit të këtyre projekteve do të jetë 2 dhe tre vjet, sepse në studime, përveç tubacioneve kryesore, parashikohet edhe rrjeti brenda fshatrave në mënyrë që uji i pijshëm të arrijë çdo shtëpi në bazë 24-orëshe.
Për vitin 2021, nga buxheti i shtetit do investohet 366 119 956 lekë, nga të cilat 97 milion për ndërtimin e rrugës nga fshati Dermish në fshatin Jermë. Në vitin 2020, Bashkia Finiq tregoi aftësinë e saj për të thithur fonde nga programet evropiane duke paguar, pavarësisht vështirësive financiare, pjesën e vet në bashkëfinancimin e projekteve të tilla si qendra kulturore e Livadhja, Dhroviani dhe tani është në një gjendje të vazhdojë për projektet e planifikuara si muzeu i Livadhja, shkolla e Alikos dhe të tjera.
Prandaj pjesëmarrja e bashkisë për vitin 2021 në projektet në vazhdim dhe ato të reja u parashikua në 43,164,484 lekë për të përfituar nga Bashkimi Evropian 1 , 1 milion euro. Në vitin 2021, Qendra e Kujdesit Ditor për të Moshuarit në Finiq do të kompletohet me rreth 200 mijë euro nga një program evropian.
Buxheti i vitit 2021 parashikon vazhdimin e projekteve të vogla në fshatrat e bashkisë për përmirësimin e infrastrukturës dhe për këto, rreth 50 milion lekë ndahen nga të ardhurat dhe transferta. Në ndërkohë, fondi për azhornimin e tokës bujqësore të fshatrave Alikos dhe Mavropullo u vendos me qëllim që të regjistroheshin pronat në zyrën e kadastrës.
Me kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë, dy qendra shëndetësore në Aliko dhe Mesopotam do të përmirësohen, ndërsa puna shërbimeve sociale të bashkisë për mbështetjen financiare të familjeve në nevojë do të vazhdojë si në vitin 2020. Për vitin 2021, bashkia Finiq do të organizojë aktivitete për 200 vjetorin e Revolucionit Grek dhe ka parashikuar fonde për të mbështetur aktivitete, për përgatijen e kostumeve tradicionale .
Fonde janë parashikuar edhe për arsimin, por qëllimi kryesor i autoritetit bashkiak është ndërtimi i një shkolle rajonale 9 vjeçare ku do të përmirësojë kushtet arsimore të fëmijëve në zonën e Finiqit, Mesopotamit dhe Alikos. Sipas Kryetarit të Bashkisë Z. Kiço, ndërtimi i rrugës Dhivri-Theollogo pritet të financohet së shpejti, studimi i së cilës ishte dorëzuar që nga fillimi i vitit 2020 në ministrinë e linjës. Buxheti i vitit 2021 jep shpresë për të gjithë banorët për të parë ndryshimin në jetën e tyre, pas kalvarit të rëndë të pandemisë dhe izolimit të vitit 2020.
134092816_2809971975942299_3637615275980931702_n 134164775_2809972002608963_6799441669213250792_n 134496423_2809972022608961_2177689647867164611_n 134247769_2809972055942291_1952745913924001692_n 134678785_2809972092608954_2360217673130756076_n 134639458_2809972115942285_4663761083306615911_n 134394336_2809972145942282_4125516368044333369_n

LE TE VIJË PRANVERA GJITHË ËNDËRROJMË

Fraza e parë që na vjen në mendje gjatë këtyre ditëve të shënjta por të vështira është Urimi për Shëndet dhe Rikthimi në Normalitet për të gjithë Botën. Lindja e Krishtit, kjo ditë e madhe e Shpresës është ai Yll i ndritshëm që mund të ndriçojë shpirtrat tanë, të na bëjë të ndjejmë të afërmin tonë si vëllain tonë, të shohim ngjyrat dhe aromat e natyrës tek të gjithë nuancat e tyre siç janë krijuar nga i Plotfuqishmi. Ylli që aktualisht është lënë në hije nga pandemia e koronavirusit.
Si autoritet bashkiak i Finiqit dhe si kryetar i Partisë MEGA, Uroj me gjithë zemër së pari qytetarëve tanë, por edhe gjithë botës: Gëzuar Krishtlindjet! Gëzuar Vitin e Ri! Si gjithnjë, ne do të jemi pranë banorëve, për të mbështetur të moshuarit dhe të pafuqishmit, ata që nuk kanë fëmijët e tyre për momentin ose ata që kanë mbetur vetëm në jetë, për t’u ofruar atyre ngrohtësinë dhe dashurinë për të cilën kanë shumë nevojë.
Çdo familjeje që u prek nga koronavirusi këtë Krishtlindje, duke humbur të dashurit e tyre, ne u urojmë atyre forcë për të kapërcyer dhimbjen ! Për ato familje që nuk mund të festonin së bashku në tryezën e tyre të Krishtlindjeve, ne lutemi që Ylli i ndritshëm t’i ndriçojë ata dhe të përpiqemi për Pranverën që të gjithë mezi presim.
Le të jetë vit i bekuar për të gjithë VITI 2021!