BISEDË TË HAPUR ME MINISTRIN E BRENDSHËM TË SHQIPËRISË NË FINIQ PËR SIGURINË DHE PËR PROBLEME TË TJERA

ΑDuke iu përgjigjur kërkesës së Kryetarit të bashkisë Finiq zotit Kristo Kiço, ministri i Brendshëm i Shqipërisë zoti Sandër Leshaj erdhi dje më datën 20 qershor 2020 në bashkinë Finiq dhe, në një takim të hapur me qytetarët dëgjoi problemet serioze të rendit që përballojnë banorët nga sulmet e vazhdueshme i grupeve të vjedhësve dhe grabitësve në zonë.
Takimi u bë në Karahaxh me prezencën edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shetetit z. Ardi Veliu, të prefektit Flamur Mamaj dhe të deputetit të zonës Andrea Marto.
Gjatë fjalës së hapjes kryetari i Bashkisë zoti Kristo Kiço i paraqiti ministrit dimensionet e fenomenit të vjedhjeve, grabitje, dhunimeve të shtuara në bashkinë Finiq dhe i kërkoi ministrit të marrë masa për fuqizimin e policisë dhe kapjen e autorëve që qarkullojnë të lirë.
Ministri Lleshaj nga ana e tij theksoi se beson se minoritetet janë ura që bashkojnë popujt dhe çfarëdo çfarëdo përpjekje për prishjen e tyre do të dështojnë sepse ato i mbajnë të ngritura vetë popujt që në Gadishullin e Ballkanit rrojnë së bashku për mijëvjeçarë. Lidhur me fenomenet e vjedhjeve, grabitjeve, dhunimeve theksoi se megjithëse në pamje të parë duken të vaogla, të pa rëndësishme në të vërtetë shkaktojnë pasoja të mëdha në psikologjinë e njerëzve, trauma të rënda. Prandaj jemi këtu për ta ndryshuar këtë situatë.
Në vazhdimësi, Sekretari i Përgjithshëm e Bashkisë zoti Ziso Lluci nënvizoi se këto fenomene, nuk janë të thjeshta dhe nxiten nga qarqet e njohura që kanë për qëllim krijimin e pasigurisë së përhershme në këto fshatra. Për përforcimin e veprimtarisë që organeve të rendit dhe për garancinë e institucionit është e domosdoshme pjesëmarrja e vetë minoritarëve në trupën e policisë dhe ngritja e nivelit të stacionit policor të Livadhjasë në komisariat siç është edhe në bashkitë e tjera. Ndërhyrjes së ministrit zoti Lleshaj nëse ka të rinj që duan të inkuadrohen në polici zoti Lluci u përgjigj se tek ne ekzistojnë kuadro dhe të rinj që mund të drejtojnë policinë në të gjithë vendin por fatkeqësisht nuk janë pranuar, duke i paraqitur edhe emra konkret nga zona. Më pas zoti Lluci kërkoi nga Ministri i Brendshëm të ndërhyjë për rikthimin e kufijve të bashkisë siç kanë qenë me lindjen e fshatrave si dhe të ndalohet fushata e zhveshjes së bashkisë nga pronësia e pyjeve dhe kullotave.
Në këtë takim diskutuan edhe banorë të tjerë që kanë probleme me organet e rendit , me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës etj.
Gazetari i njohur Panajot Barka duke marrë shkas nga fakti që shërbimi antiterror i policisë ushtron vazhdimisht presion tek ai dhe tek persona të tjerë të minoritetit kërkoi nga ministri të ndalet kjo veprimtari dhe policia të merret me mbrojtjen e qytetarit. Sa më sipër përforcoi dhe z. Petro Bereti i cili paralelisht iu rikthye problemit të kufijve të bashkisë si shkelje flagrante e dispozitave kushtetuese.
Në fund të takimit Kryetari i bashkisë zoti Kiço ritheksoi dy tema të rendësishme që prekin gjithë Minoritetin Etnik Grek por edhe persona të veçantë. Për të parën, që lidhet me opinionin se do të hapen qendra të pritjes së refugjatëve në minoritet, tha zoti kryetar i bashkisë, morëm përgjigjen nga zoti Prefekti se nuk ka një plan të tillë nga qeveria.Përsa i përket që dytës, kryetari i bashkisë, kërkoi nga ministri të ndalohet presioni i vazhdueshëm i policisë ndaj anëtarëve të minoritetit në pikat kufitare të Qafë Botës dhe Kakavijës, të cilat sa herë hyjnë apo dalin hetohen si terrorista.
I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Ministri i Brendshëm vizituan banesën e njerës prej viktimave të vjedhjeve në Krane z. Vaso Kiço, ku panë nga afër situatën.

104906783_2643005822638916_4348174702101987591_n

104958914_2643005682638930_3104553720663445789_n

105256772_2643007719305393_5282419409871735266_o

105369303_2643007655972066_2401276192497538845_n

105546263_2643005762638922_5754289971028867716_n

105601667_2643005939305571_4925646648170434478_n

104782124_2643007779305387_6526092074319169491_o

TAKIM I KRYETARIT TË BASHKISË FINIQ ME BANORËT E FSHATIT KRANE PËR PROBLEMIN VJEDHJEVE

Takim me banorët e fshatit Krane kishte dje kryetari i Bashkisë Finiq zoti Kristo Kiço. Në sheshin qëndror, pranë kishës së shën Gjergjit diskutuan me seriozitet të plotë problemin e pasigurisë që krijohet nga vjedhjet e njëpasnjëshme si dhe mënyrat e përballimit të tyre.
Kryetari i fshatit zoti Irakli Kiço referoi gjerësisht rastet e vjedhjeve të fundit në fshat dhe theksoi se këto ngjarje kanë qëllimin të provokojnë frikë dhe pasiguri tek banorët. Zotërinjtë Vaso Kiço dhe Stavro Gjino, dy nga viktimat e vjedhjeve të fundit përshkruan dëmin që shkaktuan në shtëpitë e tyre dhe kërkuan nga kryetari i bashkisë të merren masa serioze nga organet e rendit për parandalimin e tyre sepse këto veprime rezikojnë jo vetëm pasurinë por edhe jetën e tyre.
Nënkryetari i bashkisë dhe njëkohësisht djali i këtij fshati, zoti Jani Harisi midis të tjerave në fjalën e tij theksoi domosdoshmërinë e vetëmbrojtjes me përdorimin e mënyrave moderne të identifikimit të lëvizjeve të dyshimta në fshat dhe ftoi bashkëfshatarët të kontribuojnë në këtë përpjekje. Këtë domosdoshmëri e përforcoi edhe mësuesi veteran Thoma Thanasi.
I sapoemëruari drejtor i shërbimeve të mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Finiqit zoti Vasil Valera shpalosi planin e bashkisë për zbatimin e masave ndihmëse në shërbim të sigurisë së qytetarëve nga ana e policisë bashkiake për aq sa e lejon ligji.
Kryetari i bashkisë ,zoti Kristo Kiço, duke theksuar seriozitetin dhe përmasat që kanë marrë vjedhjet në fshatrat e bashkisë Finiq, u përqëndrua në përpjekjet e bashkisë jo vetëm për të bërë të njohur situatën por edhe për marrjen e masave imediate për parandalimin e këtyre ngjarjeve. Deklaroi tek banorët se komunikoi me Ministrin Lleshaj dhe në ditët në vijim do të organizohet një takim në Livadhja me vetë Ministrin Lleshaj, me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit , me Prefektin dhe deputetët e zonës ku do të trajtohen shqetësimet dhe do të propozohen masa për zgjidhjen e problemit të rendit.
Banorët e fshatit falenderuan kryetarin e bashkisë zotin Kiço që këto momente të vështira gjendet pranë tyre dhe u angazhuan se do të kontribuojnë për forcimin e sigurisë dhe të mbrojtjes së pronës së tyre .

104533346_2640016719604493_2367245668560005974_o

ΤΗΝ ΑΜΕΣΗ ΠΑΡΕΜΒΑΣΗ ΤΟΥ ΥΠΟΥΡΓΟΥ ΔΗΜΟΣΙΑΣ ΤΑΞΕΩΣ ΓΙΑ ΤΗΝ ΑΝΑΣΦΑΛΕΙΑ ΣΤΟ ΧΩΡΟ ΖΗΤΗΣΕ Ο ΔΗΜΑΡΧΟΣ ΦΟΙΝΙΚΑΙΩΝ ΧΡΗΣΤΟΣ ΚΙΤΣΟΣ

Επιστολή προς τον Υπουργό Δημοσίας Τάξεως της Αλβανίας κύριο Σάντρι Λέσαϊ έστειλε χθες ο Δήμαρχος Φοινικαίων κύριος Χρήστος Κίτσος διαμαρτυρόμενος έντονα για την ανασφάλεια που εμφανίζεται τελευταία με επανειλημμένες διαρρήξεις σπιτιών και καταστροφές περιουσιών των Ελλήνων στα χωριά του Δήμου Φοινικαίων. Αφορμή γι΄αυτή έγιναν οι ληστρικές ενέργειες αγνώστων στις οικείες των: Αχιλλέα Κίτσου, Οδυσσέα Σταύρου, Αχιλλέα Νταή, Περικλή Γκίνου και Ηρακλή Σπύρου Κίτσου στο χωριό Κρανιά.
Στη διαμαρτυρία αυτή ο κύριος Κίτσος υπενθύμισε στον υπουργό Λέσαϊ ‘ότι σε όλη την έκταση του Δήμου Φοινικαίων συμβαίνουν κάθε μέρα τέτοια γεγονότα που κάνουν αβέβαιη τη ζωή των κατοίκων στα σπίτια τους και η αρχή που αυτός διευθύνει οφείλει να παρέμβει για την ανατροπή της κατάστασης. Του συστήνει να προβεί στην αναβάθμιση του αστυνομικού σταθμού της Λιβαδειάς σε επιμελητεία όπως είναι και στους δήμους Αγίων Σαράντα και Δελβίνου και ταυτόχρονα την άμεση επάνδρωση του τμήματος με αστυνομικούς ελληνικής καταγωγής από την περιοχή.
Προκειμένου να διευθετηθούν αυτά τα προβλήματα ο δήμαρχος κάλεσε ξανά τον υπουργό να κατέβει άμεσα στην έδρα του δήμου Φοινικαίων όπου θα οργανωθεί συνάντηση με πολίτες, δημοτικούς συμβούλους, προέδρους χωριών και στελέχη του δήμου .
Ταυτόχρονα εκ μέρους της δημοτικής αρχής στις αρχές της εβδομάδας που έρχεται θα τεθεί σε ισχύ η νέα διοργάνωση των υπηρεσιών Προστασίας του Περιβάλλοντος όπως της δημοτικής αστυνομίας, της πυροσβεστικής, της πολεοδομικής αστυνομίας και της υπηρεσίας της προστασίας του πολίτη, η οποία θα συνδράμει στο έργο της ασφάλειας των πολιτών στην περιοχή.

INAGUROHET UJËSJELLËSI I RI NË FSHATIN KOSTAR

U inagurua ditën e Mërkurë data 10 qershor 2020 ujësjellësi i ri i fshatit Kostar të Bashkisë Finiqnë prezencë të kryetarit të bashkisë zotit Kristo Kiço, përfaqësuesit të konsullatës greke në Gjirokastër zotit Konstantinos Mihelis, këshilltarëve bashkiakë dhe banorëve të fshatit. Kjo vepër e cila ishte ëndrra shekullore e Kostaritëve bëhet realitet pas një bashkëpunimi të banorëve të fshatit dhe bashkisë Finiq. Bashkia ndihmoi me materiale dhe me fuqi punëtore. Investimi arrin vlerën tre milion lekë nga të cilat 10 mijë euro janë kontribut i familjeve të fshatit. U ndërtuan tre depo uji dhe linja prej 1600 m/l
Në fjalën e tij gjatë inagurimit kryetari i Bashkisë, zoti Kiço pasi vlerësoi nismën e marrë nga banorët për të realizuar këtë vepër të rendësishme , theksoi se këtë shembull duhet ta ndjekin edhe fshatrat e tjera për të përmirësuar së bashku kushtet e jetesës në vendlidjen tonë. Me këtë rast shpalli edhe lajmin e mirë për fillimin e punimeve në ujësjellësin rajonal të Merkos në Njësinë Administrative të Alikos nga i cili do të furnizohen 13 fshatra me ujë të pijshëm.
Përfaqësuesi i konsullatës greke në Gjirokastër zoti Mihelis midis të tjerave theksoi se uji është kulturë, jetë, zhvillim. Me frymë bashkëpunimi dhe unitet mund të arrijmë shumë gjëra në jetën tonë.
Banorët e fshatit falënderuan kryetarin e bashkisë zotin Kristo Kiço për bashkëpunimin e përkryer që kishte me ta në realizimin e veprës.

103889156_2634061770199988_1281870818587153140_o

img-20200611-wa0015

img-20200611-wa0017

img-20200611-wa0018

img-20200611-wa0032

img-20200611-wa0033

img-20200611-wa0024

img-20200611-wa0030

img-20200611-wa0031

Raporti i Performancës së Bashkisë Finiq për vitin 2019

Bashkia Finiq ne bashkëpunim me Bashki të Forta, një projekt i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC ka prodhuar dhe publikuar Raportin e Performancës së Bashkisë Finiq për vitin 2019. Raporti paraqet rezultatet vjetore të arritura nga bashkia në një format më transparent dhe të kuptueshëm për gjithë aktorët: Këshilli Bashkiak, komuniteti vendor; media etj. Ky raport i ofron mundësinë të interesuarëve të kuptojnë çfarë ka realizuar konkretisht bashkia me financat e saj gjatë një viti të plotë kalendarik.

FINALE-Raporti-Performancës-Finiq

FINALE-Raporti-Performancës-Finiq

U RIPARUA SEGMENTI I RRUGËS HYRËSE TË FSHATIT PECË QË KISHTE RRËSHQITUR

Përfunduan punimet e hapjes së segmentit rrugor të hyrjes së fshatit Pecë në bashkinë e Finiqit, i cili për shumë kohë ishte i pakalueshëm për shkak të rrëshqitjeve. Kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço kërkoi ndihmën e shoqërisë AGBES CONSTRUKSION që kryen punime në segmentin e rrugës Kardhiq -Delvinë cila u përgjigj menjëherë duke dërguar makineritë e rënda dhe si rezultat janë kryer rreth 4.500 metër kub gërmime, u hapën kanale kulluese dhe u shtrua me bigor i gjithë segmenti .
Kryetari i kryesisë së fshatit zoti Vasil Gazeli dhe të gjithë banorët e fshatit Pecë falënderojnë kryetarin e bashkisë Finiq dhe administratorët e shoqërisë AGBES CONSTRUKSION që mundësuan zgjidhjen e një problemi kaq serioz për fshatin e tyre.

101965425_2627647220841443_5723444298771333120_n

101625696_2627647290841436_5687223495239401472_n

101670998_2627647357508096_1417669026808594432_n

101819647_2627647404174758_7022321500904488960_n

101708773_2627647527508079_5167461091541778432_n

102324450_2627647594174739_8135799537693360128_n

82496958_2627647777508054_2713740859383218176_n

101634387_2627647927508039_7442352491951292416_n

100477745_2627648164174682_1415003497090252800_n

101681018_2627648230841342_2445522728728395776_o

VAZHDIM I VEPRËS NË FSHATIN VRION

Operacioni për përmirësimin e rrugëve me të ardhurat e veta apo me ndihma të qytetarëve në çdo fshat të Bashkisë së Finiqit vazhdon sipas programit të autoritetit drejtues të saj. Kjo javë u mbyll me përmirësimin e tre segmenteve të shkatërruara në fshatin Vrion si dhe me kryerjen ndërhyrjeve në kanalin vaditës KK3 për të realizuar në kohë vaditjet e kërkuara kultivuesit e misrit, vreshtit apo të jonxhës në Vurgun e Sipërm.
Në fshatin Vrion u shtruan në total me beton rreth 300 metra rrugë në maloren e Mulirit, në Lagjen e Sipërme dhe mbi kishën e Shën Mamas, si dhe u shtrua me bigor rruga nga Shelegari deri tek shkolla 9-vjeçare.
Kryetari i fshatit zoti Leonidha Harito dhe banorët e përhershëm të fshatit i shprehën mirenjohjen e tyre ndaj kryetarit të bashkisë zotit Kristo Kiço për mbajtjen e fjalës së dhënë para zgjedhjeve për realizimin e këtyre investimeve të cilat ishin vërtet të domosdoshme në këtë fshat.

100728123_2618518778420954_2591308985499910144_n

99384555_2618518851754280_3560704106597187584_n

99113028_2618518681754297_7685895936706347008_n

99115322_2618518315087667_6108036900478517248_n

99117564_2618518541754311_5636244664387371008_n

99152432_2618518501754315_7452727303282360320_n

99295294_2618518721754293_3893237396824653824_n

99297671_2618518448420987_4780494927698067456_n

99378822_2618518358420996_2527503707264778240_n

100481507_2618518591754306_4192281925102075904_n

100598784_2618518645087634_7681640014958034944_n

100603523_2618518405087658_483307614642372608_n

GIZ DHURON NJË MAKINË PASTRIMI NË BASHKINË E FINIQIT

Mbriti në bashkinë e Finiqit makina e pastrimit me vlere 56.000 euro që dhuroi në kuadrin e programit për kufizimin e mbetjeve plastike që përfundojnë në det, OJQ “Bashkëpunimi Ekonomik Gjerman” GIZ.
Ky automjet me parametra bashkëkohore dhe i manovrueshëm do të përdoret nga shërbimi i pastrimit për transportin e mbeturinave nga çdo fshat në landfillin e Bajkajt.
Kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço falënderon OJQ “Bashkëpunimi Ekonomik Gjerman” GIZ dhe në mënyrë të veçantë kryetarin e saj zotin Hermann Pllum për disponilitetin dhe korrektësinë në lëvrimin e ndihmave sipas marrëveshjes së Ulqinit për mbrojtjen e mjedisit.

98188221_2616179808654851_3177123643998076928_n

99422049_2616179701988195_8111748047253274624_n

100050420_2616179738654858_8610027655896498176_n

100531170_2616179778654854_4247325633262125056_n

PREFEKTI MAMAJ: NUK KA VENDIM TË QEVERISË PËR QENDËR PITJEJE TË REFUGJATËVE NË MINORITET

-Diskutim për çështje të sigurisë në bashkinë e Finiqit-
Takim për bashkëpunim në luftën kundër kultivimit dhe tregëtimit të bimëve narkotike dhe parandalimit të zjarreve u organizua dje në Finiq me prezencën e Prefektit të Vlorës z. Flamur Mamaj, prokurorit z. Lorenc Mërkuri shefave të komisiariatit të Sarandës dhe Delvinës zotërinjve Syrja Bellaj dhe Dashamir Rapaj nga njëra anë dhe ekipit drejtues të bashkisë Finiq nga ana tjetër.
Kryetari i Bashkisë zoti Kristo Kiço gjatë fjalës së hapjes , pasi referoi për masat e marra nga ana e bashkisë për parandalimin e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike dhe gatishmërisë së shërbimit zjarrëfikës të bashkisë për të përballuar edhe sivjet me sukses zjarrëvëniet, u përqëndrua në vazhdimësi në nevojën e forcimit të sigurisë publike në zonë, ku pavarësisht bashkëpunimit me policinë kërkohen rezultate konkrete.Theksoi se organet përgjegjëse vendore për rendin publik dhe autoriteti i prokurorisë të tregojnë më shumë angazhim për zbulimin e rasteve të vjedhjeve të shtëpive dhe të pronave nëpër fshatrat e bashkisë Finiq dhe të vihen para përgjegjësisë autorët që terrorizojnë qytetarët e pambrojtur. Ndërkohë zoti Kiço në këtë takim kërkoi ndërhyrjen e prokurorit z. Merkuri për aktin e dëmtimit të tabelave dygjuhëshe në territorin e bashkisë Finiq , duke vënë theksin se kjo është. detyrë e shtetit që të mos lejojë askënd të shkatërrojë tabelat të cilat vetë shteti i vendos si një detyrim ndaj ligjit “Për Mbrojtjen e Minoriteteve Etnike në Shqipëri”.
Prefekti zoti Mamaj konfirmoi se në bashkinë e Finiqit u konstatuan gjatë periudhës së pandemisë raste të vjedhjeve dhe kërkoi nga ana e policisë të intensifikojë punën e saj për kapjen e autorëve , ndërsa nga ana e bashkisë kërkoi të bashkëpunojë me policinë për instalimin të kamerave të cilat do të ndihmojnë seriozisht punën për zbulimin e dhe parandalimin e rasteve.
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Finiq zoti Ziso Lluci në ndërhyrjen e tij i theksoi prefektit, si përfaqësues i qeverisë se nga ana e jonë është kërkuar vazhdimisht ngritja në nivel komisariati i stacionit policor në Livadhja dhe pjesëmarrja në polici i të rinjve nga zona. Njëkohësisht zoti Lluci kërkoi sqarim nga Prefekti nëse ekziston ndonjë vendim nga ana e qeverisë për krijimin e qendrës së instalimit të refugjatëve në Bashkinë e Finiqit siç përmendet vazhdimisht në shtyp.
Zoti Mamaj përgënjeshtroi lajmet e shtypit duke u përgjigjur se unë e kam theksuar që në fillim të daljes së këtyre lajmeve se nuk ka dhe nuk ka për të patur një vendim i tillë. Siç e keni vërrejtur edhe të ardhurit legalë për shkak të coronavirusit janë strehuar në konvikt të qytetit të Sarandës dhe jo në kufi për të evituar çdo keqkuptim me minoritetin. Përsa i përket pjesëmarrjes të stacionit të Livadhjasë me të rinj minoritarë, prefekti kërkoi të gjenden rastet e personave që duan të inkuadrohen në trupën e policisë nga kjo zonë.
Në vijimësi të këtij takimi pritet të organizohet të shtunën që vjen një takim tjetër me Ministrin e Brendshën zotin Sandër Lleshi, si përgjigje e kërkesës së mëparshme e kryetarit të Bashkisë për problematika e rendit në territorin e bashkisë.

99247

Njoftim për shtyrjen e afatit të tenderit

interreg-rythm

TEMA: Njoftim për shtyrjen e afatit të tenderit

Livadhja – Pajisjet e Qendrës Kulturore, Del 3.3.4 Projekti “RyTHM” – Project Fostering Creativity and Connecting Cultural Assets through Monuments
Nr . Ref. 02
Bashkia Finiq, synon të japë një kontratë furnizimi për Pajisjet e Qendrës Kulturore-Livadhja , Del 3.3.4 “RyTHM” – Projekt, Fostering Creativity and Connecting Cultural Assets through Monuments me ndihmë financiare nga INTERREG IPA CBC Greqi – Shqipëri 2014 -2020.
Bazuar në kërkesën e konsorciumit të kompanive, të cilët shprehin interes për pjesëmarrje në tender, Bashkia e Finiqit, duke marrë parasysh vështirësitë e krijuara për shkak të situatës së Covid -19 për kompanitë koordinuese për përgatitjen e dokumenteve të tenderit, zgjat afatin e fundit të dorëzimit të dokumenteve me 15 ditë.
Konsorciumet që kanë shprehur interes janë të ftuar të paraqesin ofertat e tyre brenda 1.06.2020
Informacioni i mundshëm shtesë ose sqarimet / pyetjet do të publikohen në faqen e internetit të Autoritetit Kontraktues, si dhe personit përgjegjës vijues
VELTA DALANAJ
Bashkia Finiq
FINIQ, Kodi postar 9716
Tel +355686055695

E-mail: [email protected],
[email protected]