ΜΕΧΡΙ ΑΥΡΙΟ ΤΟ ΜΕΣΗΜΕΡΙ ΘΑ ΦΤΑΣΟΥΝ ΣΤΟΥΣ ΑΠΟΔΕΚΤΕΣ ΤΑ ΦΑΡΜΑΚΑ ΠΟΥ ΕΣΤΕΙΛΑΝ ΑΠΟ ΤΗΝ ΕΛΛΑΔΑ ΟΙ ΣΥΓΓΕΝΕΙΣ ΣΤΟΥΣ ΥΠΕΛΗΛΙΚΕΣ ΚΑΙ ΑΣΘΕΝΕΙΣ ΤΟΥ ΔΗΜΟΥ ΦΟΝΙΚΑΙΩΝ

Ξεκίνησε σήμερα η επιχείρηση παραλαβής και διανομής των δεμάτων με φαρμακευτικό υλικό που
στέλνουν από την Ελλάδα τα παιδιά στους γονείς τους στα χωριά του Δήμου Φοινικαίων. Τα πρώτα 35
δέματα παρέλαβε η Διαχειρίστρια της Δημοτικής Ενότητας Αλύκου κυρία Ελένη Παπά παρουσία του
ίδιου του δημάρχου κ. Χρήστου Κίτσου και αμέσως, ο εκ των προτέρων στημένος μηχανισμός του
δήμου, ξεκίνησε την παράδοση στους αποδέκτες τους σε κάθε χωριό.
Ως αύριο το μεσημέρι θα έχουν διεκπεραιωθεί όλες οι πρώτες παραγγελίες και στη συνέχεια μέχρι την
έξοδο από την απομόνωση οι υπερήλικες και οι ασθενείς στο δήμο θα έχουν στην ώρα τους τα
φάρμακα που αγοράζουν με συνταγή γιατρού στην Ελλάδα. Για να μην υπάρχει καμία παράλειψη
σ΄αυτή την ανάληψη είναι απαραίτητο ώστε οι αποστολείς των φαρμάκων από την Ελλάδα να
επικοινωνήσουν με τους γονείς και τους συγγενείς τους στα χωριά, να τους ρωτήσουν αν τα
παρέλαβαν και αν υπάρχει κάποιο πρόβλημα να ενημερώσουν την υπεύθυνη αυτής της επιχείρησης
κυρία Ελένη Παππά στα τηλέφωνα (αλβανικό) 0695866765, (ελληνικό) 6944254530.
Εντωμεταξύ, κάθε μέρα τα αυτοκίνητα του δήμου εκτελούν παραγγελίες για αγορά φαρμάκων και
τροφίμων στην πόλη των Αγίων Σαράντα ενώ τα ασθενοφόρα μεταφέρουν ασθενείς προς τα
νοσοκομεία. Χθες το μεσημέρι, λ.χ. μεταφέρθηκε προς το Μαυρομάτι για να μεταβεί σε συνέχεια στο
νοσοκομείο Ιωαννίνων η υπερήλικη Φωτούλα Τσάβου από το Αλύκου, η οποία είχε βαριά κατάγματα
από πέσιμο στην αυλή του σπιτιού της.

viber_image_2020-03-23_18-47-56

viber_image_2020-03-23_18-47-58

Ο ΔΗΜΑΡΧΟΣ ΦΟΙΝΙΚΑΙΩΝ ΔΙΑΨΕΥΔΕΙ ΤΑ ΔΗΜΟΣΙΕΥΜΑΤΑ ΠΕΡΙ ΔΗΜΙΟΥΡΓΙΑΣ ΔΟΜΩΝ ΦΙΛΟΞΕΝΙΑΣ ΚΑΙ ΕΓΚΑΤΑΣΤΑΣΗ ΜΕΤΑΝΑΣΤΩΝ ΣΤΟ ΧΩΡΟ ΜΑΣ

Ενώ συνεχίζεται εντατικά και επίμονα η μάχη των υπηρεσιών του Δήμου Φοινικαίων για την εξυπηρέτηση κατ’ οίκον του κάθε ευπαθή και απομονωμένου πολίτη, στα Μέσα Κοινωνικής Δικτύωσης διαδίδονται φήμες περί προετοιμασίας δομών φιλοξενίας ή και εγκατάστασης από την αλβανική κυβέρνηση συρίων μεταναστών στα χωριά μας.
Τη φήμη αυτή διαψεύδει ο Δήμαρχος Φοινικαίων κύριος Χρήστος Κίτσος, ο οποίος εξηγεί ότι μέχρι στιγμής εκ μέρους της αλβανικής κυβέρνησης δεν εστάλη κανένα επίσημο έγγραφο που να ζητάει από τη δημοτική αρχή τη δημιουργία κέντρου φιλοξενίας μεταναστών στο χώρο του Δήμου και ούτε πρόκειται να επιτραπεί από την αρχή αυτή κάτι τέτοιο. Επίσης κάνει έκκληση στους διακινητές ψευδών ειδήσεων ώστε αυτές τις στιγμές να προσηλωθούν ειλικρινά στον αγώνα για την αντιμετώπιση της πανδημίας που πλήττει όλο τον κόσμο και απειλεί πραγματικά τις ζωές μας, την ύπαρξή μας.
Ο Δήμαρχος διαβεβαιώνει επί της ευκαιρίας τους πολίτες ότι η νέα αρχή δεν πρόκειται να παρεκκλίνει από τους καθαρά εθνικούς και κοινωνικούς στόχους που σχετίζονται με την προάσπιση του χώρου και των ανθρώπων από την πληθυσμιακή αλλοίωση, από την υφαρπαγή των περιουσιών και από την εγκατάλειψη, γι’ αυτό έδινε και δίνει καθημερινά σκληρό νομικό αγώνα με τα δικαστήρια και με τους καταπατητές.

NË BASHKINË FINIQ:SHTOHEN RASTET E VJEDHJEVE ME ARMË NË KËTË SITUATË PANTEMIE

Edhe sot, data 20.03.2020, shtabi dhe grupet e zbatimit në terren në të gjithë shtrirjen e bashkisë Finiq, u janë përgjigjur 60 kërkesave për furnizim me ushqime dhe ilaçe të familjeve apo dhe transportin e të sëmurëve kronikë në spitalin e Sarandës. Për këtë arsye me urdhër të kryetarit të bashkisë zotit Kristo Kiço u vunë në qarkullim edhe dy ambulancat të cilat menjëherë u shërbyen dy rasteve.
Deri tani kujdesi kryesor i shtabit është që asnjë familje apo person të mos mbetet e pa ndihmuar në sigurimin e ushqimeve dhe të ilaçeve, por njëkohësisht të ndjejnë se dikush kujdeset për ta në këto momente të vështira t pantemisë.
Ndërsa deri tani nuk është konstatuar asnjë rast kornavirusi në bashkisnë Finiq shtohen rastet e vjedhjeve të banesave dhe familjeve. Vjedhës të maskuar dhe të armatosur u futën sot në të gshirë në shtëpinë e Gorgo Fanit në Finiq dhe nën kërcënimin e armëve i morën 480 euro, 900 dollarë dhe telefonat celularë. Ky rast përsëritet dhe sipas policisë grupi i vjedhësve dyshohet të jetë i njëjti që para 15 ditëve vodhi qytetaren A.Ç. po në Finiq.
Ndërkohë në fshatin Kalcat, një blegtor i pandërgjegjshëm vendosi zarr në kullotë dhe për shkak të erës së fortë ky zjarr u përhap në parcelat e ullishteve të fshatit por me ndërhyrjan e menjëhershme të shërbimit zjarrëfikës të bashkisë Finiq u shua duke kufizuar dëmet në ullishtet e reja.

90562906_2565761180363381_7836508358034063360_n

90563144_2565761150363384_3883437350902038528_n

U RIVENDOS MENJËHERË KOMUNIKIMI I FSHATRAVE BRAJLAT DHE KOSTAR ME QENDRËN

Ndërhyrje të menjëhershme për rregullimin e pjesës së dëmtuar të rrugës që të çon në fshatrat Brajlat dhe Kostar ka bërë sot brigada e shërbimeve të bashkisë Finiq. Që në orët e para të mëngjesit këtë operacion e drejtoi vetë kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço dhe deri në orët e pasdites u vendosën tombinot prej çimento dhe u mbulua me dhe pjesa e dëmtuar që kishte rrëshqitur së fundmi nga rreshjet dhe kishte ndërprerë komunikimin e dy fshatrave të mësipërme me qendrën.

90311948_2565426693730163_2218685821991518208_n

90429979_2565426590396840_207962595645194240_n

90438092_2565425630396936_7223094591879118848_n

90473579_2565426380396861_4942035257655296000_n

90483531_2565426327063533_1604217190393839616_n

90511035_2565425347063631_7003230384158670848_n

90515836_2565425530396946_1454745641228959744_n

90526245_2565426560396843_6540722149374558208_n

90529924_2565426290396870_3256064064861765632_n

90567854_2565243380415161_3945488281025642496_n

90601590_2565426740396825_5893639829643591680_n

90653069_2565426800396819_4984602957698826240_n

90205081_2565425583730274_858895035729444864_n

90233767_2565425487063617_5019538569576841216_n

MESAZH

Të dashur bashkëqytetarë,

Këto ditë njerëzimi po jeton në kushte të pashembullta. Ftohemi të gjithë të ruajmë gjakëftohtësinë dhe të ndjekim këshillat e specialistëve.
Bashkia e Finiqit që nga momenti që u shfaq ky problem mori masat e duhura për t’u përshtatur në kushtet e reja.
Falënderoj të gjithë nëpunësit e bashkisë që sakrifikojnë duke u shërbyer nevojave të bashkëqytetarëve tanë.
Mos nguroni të komunikoni me ne për çdo problem personal apo familjar.

Duke patur aleat besimin tonë shpresojmë se kjo stuhi do të kalojë së shpejti.
Ju uroj forcë dhe kurajo!

Kristo Kiço

KRYETAR I BASHKISË FINIQ

90527540_2565406017065564_8300827209296248832_n

90576239_2565405967065569_2835369905094656_n

U SHËRBYEN 58 FAMILJE DHE DY TË SËMURË NGA GRUPET E PATRONAZHIT NË BASHKINË E FINIQIT

Grupet e patronazhit të përbëra nga nënpunës të bashkisë Finiq dhe nga vullnetarë sot më datën 19.03.2020 u gjendën përsëri në fushën e betejës duke u shërbyer 58 familjeve në blerjen e ushqimeve dhe ilaçeve në super markete dhe në farmacitë e qyteteve për përballimin e situatës së vështirë nga koronavirusi.
Paralelisht me automjetet e bashkisë janë transportuar për në spitalin e Sarandës dy të sëmurë (jo nga koronavirusi) respektivisht nga fshatrat Krane dhe Finiq. Në dispozicion të kësaj fushate u shtua edhe shërbimi zjarrëfikës i bashkisë Finiq i cili së bashku me policinë bashkiake po mbajnë peshën më të rendë si në shërbimin operativ ndaj qytetarëve ashtu edhe për mbrojtjen e territorit nga vjedhësit.
Ndërkohë sot u bë edhe dizinfektimi i plotë i shkollave në të gjithë territorin e bashkisë.
Sqarim: Bashkia e Finiqit nuk shpërndan ndihma ushqimore dhe ilaçe por vetëm u shërben familjeve dhe personave të pamundur duke u blerë me paratë e tyre ushqime dhe ilaçe nga tregu i qyteteve Sarandë dhe Devinë duke ua dërëzuar atyre në shtëpi me mjetet e bashkisë.

90509623_2564547010484798_7744385273789677568_n

90515595_2564509623821870_1103005686750511104_n

90520000_2564547053818127_4413179647982829568_n

90566150_2564546943818138_442697771145756672_n

90605241_2564547100484789_3465883890265096192_n

90662017_2564546960484803_2912137317319704576_n

90704486_2564546643818168_8910441509942198272_n

90761197_2564547067151459_3956668750912028672_n

90767934_2564509567155209_2423047791933652992_n

90865360_2564546640484835_2595140813587480576_n

90349795_2564546980484801_7853464751479717888_n

90376258_2564509663821866_4020361058622373888_n

90494006_2564509513821881_334206961673306112_n

MUNGESA PER ILAÇE NË BASHKINË FINIQ DHE GJETJA E ZGJIDHJEVE

Bëhen evidente mungesat e para të ilaçeve për të sëmurët dhe banorët e moshave të treta në fshatrat e bashkisë Finiq, të cilët në shumicën e tyre furnizohen nga Greqia. Përpjekjet e mëdha të grupeve të patronazhit të bashkisë dhe të specialistëve vendorë të shendetësisë nuk janë të mjaftueshme të përballojnë kërkesat në rritje për transportin e ilaçeve dhe ushqimeve nga qyteti i Sarandës për tek këto grupe të cilat për arsye parandalese të diasporës së koronovirusit duhet të qëndrojnë për shumë kohë të izoluar.
Administrata e bashkisë, për t’u bërë sa më e dobishme ndaj qytetarëve caktoi administratoren e Njësisë Administrative Aliko znj Eleni Papa si person përgjegjës që do të regjistrojë të gjitha kërkesat e banorëve dhe do të ndërmjetësojë për transportin e ilaçeve nga Greqia për në fshatrat tona, me të cilën mund të komunikojë secili në telefonat (shqiptar)0695866765, (grek) 6944254530

PËRKRAH BANORËVE TË VETMUAR SHËRBIMET E BASHKISË FINIQ

-Luftë me koronavirusin dhe me vjedhësit-
Në respekt të plotë të masave mbrojtëse të vetë punonjësve por edhe të popullsisë së zonës nga Koronovirusi, administrata e bashkisë Finiq vazhdon punën e saj për të sensibilizuar qytetarët e moshës së tretë në të 58 fshatrat e saj dhe njëkohësisht ka ngritur grupet e patronazhit për t’u ardhur në ndihmë me ushqime dhe ilaçe individëve të vetmuar apo të pamundur.
Në të pesë njësitë administrative janë vënë në dispozicion të publikut telefonat, automjetet dhe punonjës të autorizuar për të marrë informacion orë pas ore nga kryepleqtë e fshatrave por edhe nga çdo familje që përballet me këtë situatë të vështirë. Drejtoritë e Sherbimeve të Përgjithshme dhe ajo e Shërbimit Social kanë tashmë një hartë të plotë të problematikave në çdo skaj të territorit të bashkisë dhe kontribuojnë hap pas hapi për të lehtësuar zgjidhjen e tyre.
Policia bashkiake, që ditën e parë të gjendjes së jashtëzakonshme është ndarë në dy grupe dhe krahas punës funksionale të saj, kryen së bashku me policinë vendore të shtetit patrulla në territorin e bashkisë.
Pavarësisht nga këto masa nëpër fshatrat e bashkisë Fini; nuk janë ndalur vjedhjet e shtëpive dhe të pronave. Mëngjesin e djeshëm në fshatin Janicat janë vjedhur pesë shtëpi, në fshatin Neohor një shtëpi, ndërsa sot në mëngjes u vodh shtëpia e Sotiri Papa në fshatin Pllakë.
Kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço i kërkoi policisë së rendit të organizojë më mirë punën për parandalimin e këtyre rasteve duke shtuar patrullimin por edhe të vijojë me gjetjen e autorëve.

89737858_2563641767241989_4534817236384219136_o

90290651_2563641553908677_776172423715225600_n

90334226_2563641723908660_7713174141586636800_o

90344130_2563641287242037_6469097303356473344_n

90356738_2563641123908720_2619120449224704000_n

90359511_2563641577242008_6238537368643567616_n

90388890_2563641377242028_388085002824318976_n

90466434_2563641503908682_5875399112127414272_o

90477490_2563641823908650_2387217873375330304_n

90500113_2563641263908706_1482242949570887680_o

90567848_2563641457242020_6533667807324798976_n

90598829_2563641117242054_455914291753648128_n

89737858_2563641767241989_4534817236384219136_o

90206669_2563641367242029_2490126784436109312_o

ΑKTI NORMATIV PËR MASAT SHTRËNGUESE ME QËLLIM PARANDALIMIN E PËRHAPJES SË KORONAVIRUSIT.

Αkti normativ i firmosur nga kryeministri Edi Rama, për masat shtrënguese me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.
Akti normativ parashikon masa administrative për këdo që shkel masat e qeverisë në betëjn ndaj Covid 19. Ky akt normativ ka karakter të përkohshëm dhe zbatohet për aq kohë sa zgjat periudha e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.
Masat:
1. Subjektet që eksportojnë barna dhe pajisje mjekësore nga Republika e Shqipërisë, pa autorizim të posaçëm të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për kryerjen e këtij aktiviteti, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe iu sekuestrohet e gjithë sasia e barnave/pajisjeve mjekësore. Në rast përsëritjeje, masave të mësipërme iu shtohet edhe ndalimi i eksportit të barnave/pajisjeve mjekësore, deri në 6 muaj.
2. Subjektet apo individët që organizojnë zhvillimin e aktiviteteve publike dhe jopublike, si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca, apo grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike,dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për organizatorët dhe ndalimin e aktivitetit.
3. Hyrja e shoqëruesve dhe/ose e familjarëve të pacientëve në ambientet e shërbimit të urgjencës mjekësore, institucionet e kujdesit shëndetësor, ambientet e shërbimit spitalor ku janë duke marrë trajtim spitalor pacientët, vetëm me përjashtim të rasteve kur një kërkesë e tillë vjen nga drejtoria spitalore, dënohen me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë për shoqëruesin dhe/ose familjarin e pacientit si dhe për personin përgjegjës që ka për detyrë zbatimin e këtij rregulli.
4. Dënohet me gjobë në masën 700 000 (shtatëqind mijë) lekë:
a) Shtetasi, i cili hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk deklaron ardhjen e tij nga zonat e prekura nga infeksioni COVID-19, të deklaruara nga organet kompetente, vendase ose të huaja apo ndërkombëtare;
b) Shtetasi,i cili hynnga zonat e prekura në territorin e Republikës së Shqipërisë,që nuk vetëkarantinohet për një periudhë 14-ditore në ambientet e banesës së tij, si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar ngaCOVID–19;
c) Shtetasi, i cili vjen nga zonat e prekura dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm;
ç) Shtetasi, i cili ka rezultuar pozitiv dhe nuk zbatonurdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin edetyrueshëm.
5. Institucionet arsimore, çerdhet dhe kopshtet, publike dhe jopublike, që nuk mbyllin aktivitetin e tyre për periudhën e përcaktuar nga autoritetet kompetente, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekëpër institucionet arsimore, publike/jopublike,dhe në masën 1 000 000 (një milion)lekë përçerdhet dhe kopshtet, publike/jopublike. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë6-mujore.
6. Subjektet apo individët, publikë apo privatë, që zhvillojnë aktivitete në ambientet e mbyllura të argëtimit për fëmijëe të rinj, palestrat, qendrat sportive, pishinat, qendrat e internetit, qendrat kulturore, që nuk zbatojnë urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë, dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
7. Subjektet apo individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrat e dhëna nga organet kompetente përmosmbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milionë) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë6-mujore.
8. Subjektet dheindividët, publikë apo privatë, të cilët, në kundërshtim me urdhrat e autoriteteve kompetente, lejojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive, sociale, kulturore, ekskursionet mësimore të organizuara nga institucionet arsimore, publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit, dënohen me gjobënë masën 1 000 000 (një milionë) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
9. Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin në sportele apo në ambiente të tjera të brendshme. Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobënë masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
10. Në ambientet e brendshme apo strukturat e veçanta të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të poliklinikave, të spitaleve, publike e jopublike, ku zhvillohen vizita dhe konsulta ambulatore, të merren masa të menjëhershme për ndalimin e grumbullimit të pacientëve. Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekëdhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
11. Drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk zbatojnë ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, publik dhe privat, përfshirë automjetet private, në zonat dhe oraret e përcaktuara nga organet kompetente, dënohenme heqje të lejes së drejtimit për një periudhë trevjeçare dhe me bllokim të mjetit. Nga ky rregull përjashtohen personat e autorizuar nga organet kompetente.
12. Rritja eçmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve,në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt,të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore në vitin paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e rritjes sëçmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
13. Të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizivedënohen me gjobënë masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëmose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent.
14. Mosofrimi i shërbimeve nga farmacitë, tregtuesit me shumicë të barnave dhe prodhuesit e barnave,duke zbatuar kriteret e sigurisë të përcaktuara nga organet kompetente, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përseritjejeme bllokimin e të gjithë sasisë së mallit dhembylljen e veprimtarisë për një periudhë trevjeçare.
15. Mosofrimi i shërbimeve nga subjektet/individët që tregtojnë produkte ushqimore, me shumicë apo pakicë, duke zbatuar kriteret e sigurisë të përcaktuara nga organet kompetente, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjejeme bllokimin e të gjithë sasisë së mallit dhe mbylljen e veprimtarisë për një periudhë trevjeçare.
16. Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga infeksioni COVID-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës.
Moszbatimi i këtij urdhri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe në rast përsëritjejevendosetbllokimi i aktivitetit, duke e vendosur strukturën në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit COVID-19. Në këtë rast, personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës,është i detyruar të shërbejë nën drejtimin e strukturave shëndetësore shtetërore.Moszbatimi i këtij detyrimi nga personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës, dënohet me gjobë në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe në rast përsëritje iu shtohet edhe heqja e të drejtës së ushtrimit të profesionit për një periudhë dhjetëvjeçare.

ADMINISTRATA E FINIQIT NË KËMBË PËR MBROJTJEN NGA KORONAVIRUSI DHE VJEDHJET

Respektëimin e plotë të masave për mbrojtjen dhe vetëmbrojtjen nga koronavirusi që shpallën organizatat ndërkombëtare dhe vendase kompetente të mbrojtjes së shëndetit, këmbëngul administrata e Bashkisë Finiq.
Menjëherë pas daljes së Aktit Normativ të Qeverisë Shqiptare nëpërmjet të cilit diktohen masa të rrepta administrative dhe gjoba për persona dhe institucione që shkelin masat e domosdoshme kufizuese ose shfytëzojnë situatat për përfitime , kryetari i Bashkisë zoti Kristo Kiço deklaroi mαsa të reja dhe ndërhyrje që, paralelisht me qëndrimin e njerëzve në shtëpi dhe zbatimin e rregullave të higjienës personale, të vazhdojë fushata për dizinfektimin e abjenteve publike nga shërbimet kompetente të bashkisë,
Duke parë se këto ditë të vështira nuk mungojnë edhe rastet e vjedhjeve nëpër fshatra tona, nga ana e bashkisë patrullojnë përkrah policisë së shtetit edhe dy grupe të policisë bashkiake.
Kryetari i bashkisë z. Kiço tërheq edhe një herë vëmendjen e të moshuarve të mos neglizhojnë udhëzimet për higjienën dhe kufizimin e lëvizjes, por u bën thirrje edhe familjeve të reja të ndalojnë daljet kolektive në natyrë për asnjë rast pasi mund të bëhen bartës të virusit të rezikshëm.
Njëkohësisht në dispozicion të qytetarëve janë vënë telefoni i urgjencës 127 dhe telefonat 0688090400, 0684022490, 0692856187, 0684129517, 0682046580, 0695866765, 0696713354, 0693542057, 0682047726, 0682046737, (të kryetarit, të nënkryetarëve, të sekretarit të përgjithshëm, të administratorëve, të përgjegjësve të shërbimeve etj) në të cilat çdo qytetar mund të drejtohet për çdo problem që mund të lindi këto ditë të vështira.