Edhe sot, data 20.03.2020, shtabi dhe grupet e zbatimit në terren në të gjithë shtrirjen e bashkisë Finiq, u janë përgjigjur 60 kërkesave për furnizim me ushqime dhe ilaçe të familjeve apo dhe transportin e të sëmurëve kronikë në spitalin e Sarandës. Për këtë arsye me urdhër të kryetarit të bashkisë zotit Kristo Kiço u vunë në qarkullim edhe dy ambulancat të cilat menjëherë u shërbyen dy rasteve.
Deri tani kujdesi kryesor i shtabit është që asnjë familje apo person të mos mbetet e pa ndihmuar në sigurimin e ushqimeve dhe të ilaçeve, por njëkohësisht të ndjejnë se dikush kujdeset për ta në këto momente të vështira t pantemisë.
Ndërsa deri tani nuk është konstatuar asnjë rast kornavirusi në bashkisnë Finiq shtohen rastet e vjedhjeve të banesave dhe familjeve. Vjedhës të maskuar dhe të armatosur u futën sot në të gshirë në shtëpinë e Gorgo Fanit në Finiq dhe nën kërcënimin e armëve i morën 480 euro, 900 dollarë dhe telefonat celularë. Ky rast përsëritet dhe sipas policisë grupi i vjedhësve dyshohet të jetë i njëjti që para 15 ditëve vodhi qytetaren A.Ç. po në Finiq.
Ndërkohë në fshatin Kalcat, një blegtor i pandërgjegjshëm vendosi zarr në kullotë dhe për shkak të erës së fortë ky zjarr u përhap në parcelat e ullishteve të fshatit por me ndërhyrjan e menjëhershme të shërbimit zjarrëfikës të bashkisë Finiq u shua duke kufizuar dëmet në ullishtet e reja.

90562906_2565761180363381_7836508358034063360_n

90563144_2565761150363384_3883437350902038528_n

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).