Të dashur bashkëqytetarë,
Këto ditë njerëzimi po jeton në kushte të pashembullta. Ftohemi të gjithë të ruajmë gjakëftohtësinë dhe të ndjekim këshillat e specialistëve.
Bashkia e Finiqit që nga momenti që u shfaq ky problem mori masat e duhura për t’u përshtatur në kushtet e reja.
Falënderoj të gjithë nëpunësit e bashkisë që sakrifikojnë duke u shërbyer nevojave të bashkëqytetarëve tanë.
Mos nguroni të komunikoni me ne për çdo problem personal apo familjar.
Duke patur aleat besimin tonë shpresojmë se kjo stuhi do të kalojë së shpejti.
Ju uroj forcë dhe kurajo!
Kristo Kiço
KRYETAR I BASHKISË FINIQ