Pas insistimit të vazhdueshëm të kryetarit të bashkisë, Z. Leonidha Hristo, pranë qeverisë shqiptare dhe me mbështetjen e Deputetit te Qarkut Vlorë, Z. Damian Gjiknuri, njëherësh edhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, më në fund edhe Bashkia Finiq nënshkruan Marrëveshjen për Hartimin, Finalizimin dhe Miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor, i cili është një dokument i rëndësishëm që përcakton objektivat për krijimin e kushteve për një zhvillim të qëndrueshëm në territor, drejtimin e sistemit të zhvillimit të ndërtimit, rregullimin e përdorimit të tokës, planifikimin e programeve për të garantuar rigjenerim urban, mbrojtjen e territorit dhe mjedisit, zonave dhe burimeve natyrore, të mbrojtura, historike, bujqësore, etj.
Pas kryerjes së procedurave të prokurimit publik për thirrjen e ekspertëve për përgatitjen e planit dhe lidhjes së kontratës me subjektin fitues nga ministria, në bashkërendim me bashkinë, do të fillojë procesi i hartimit të planit, i cili do të finalizohet me miratimin në këshillin bashkiak.
Pas kësaj, një hov të madh do të marrë zhvillimi vendor, por edhe do të marrin zgjidhje një sërë problematikash të lidhura me përdorimin e pronës, lejet e ndërtimit, çështjet e mjedisit, etj.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).