Si bashki ndjejmë nevojën të shprehim falenderimet tona të sinqerta për Ministrinë e Brendshme Greke, Zëvendësministrin për Mbrojtjen e Qytetarit, Z. Nikolaos Toska, Repartin e Zjarrfikëses dhe Ministrinë e Jashtme Greke për dhurimin e një automjeti zjarrfikës (Tipi: STAYER 680 M3, me kapacitet: 2,500 litra) për Bashkinë e Finiqit. Falenderime të veçanta do të donim të përcillnim edhe për Ambasadën Greke në Tiranë dhe Konsullatën Greke në Gjirokastër, të cilët edhe një herë tjetër shërbejnë si hallkë e rëndësishme me palë të tjera për të përmbushur nevojat e bashkisë sonë. Ky është një kontribut esencial pasi bashkia jonë zë një sipërfaqe prej 444 km2, e cila është kryesisht zonë e mbuluar me pyje, dhe deri tani nuk kemi qenë në gjendje të ndërhyjmë në mënyrë efektive për të shuar zjarret, madje edhe kur kanë qenë në fazën fillestare. Dorëzimi i automjetit zjarrfikës, duke ndjekur të gjitha procedurat e duhura ligjore, u krye në Janinë në dt.16.07.2018.
Ishte nevojë urgjente sigurimi i një automjeti zjarrfikës për të përballuar zjarret. Kjo zjarrfikëse do të ofrojë një kontribut të rëndësishëm për parandalimin e zjarreve dhe mbrojtjen e zonave të pyllëzuara dhe llojeve të tjera të pronës, por në radhë të parë të jetës së njerëzve, duke qenë se fshatrat tona banohen kryesisht nga banorë në moshë të tretë.
Në mbyllje, dëshirojmë edhe një herë të përcjellim mirënjohjen tonë për këtë donacion bujar nga ana juaj!


There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).