Administratorja e Njësisë Administrative Aliko dhe koordinatore për shpërndarjen e ilaçeve të ardhura nga Greqia në çdo shtëpi të banorëve të moshës së tretë dhe të sëmurëve, mori sot ilaçe dhuratë nga bamirësi çaushot Ziso Anagnosti. Prezent në këtë ngjarje ishte dhe kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço, i cili shprehu mirënjohjen e tij ndaj këtij veprimi dhe ftoi të kontribojnë në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve tanë të moshës së tretë në fshatrat tona edhe biznesmenë të tjerë nga zona. Ziso Anagnosti është kontruesi kryesor i restaurimit të kishës dhe rregullimit të ambjentit të Shën Vasilit në fshatin e tij.
Materialet mjekësore dhe ilaçet do të jenë në dispozicion të ambulancave të njësisë administrative Aliko dhe një pjesë do të rezervohet në ambulancën e bashkisë që përdoret në këtë situatë për transportimin e të sëmirëve nga fshatrat në spitalet më të afërt.

farmaka

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).