Mbriti në bashkinë e Finiqit makina e pastrimit me vlere 56.000 euro që dhuroi në kuadrin e programit për kufizimin e mbetjeve plastike që përfundojnë në det, OJQ “Bashkëpunimi Ekonomik Gjerman” GIZ.
Ky automjet me parametra bashkëkohore dhe i manovrueshëm do të përdoret nga shërbimi i pastrimit për transportin e mbeturinave nga çdo fshat në landfillin e Bajkajt.
Kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço falënderon OJQ “Bashkëpunimi Ekonomik Gjerman” GIZ dhe në mënyrë të veçantë kryetarin e saj zotin Hermann Pllum për disponilitetin dhe korrektësinë në lëvrimin e ndihmave sipas marrëveshjes së Ulqinit për mbrojtjen e mjedisit.