Duke parë numrin e rasteve në rritje me covid-19, Bashkia e Finiqit kreu dezinfektimin në ambientet e brendshme dhe të jashtme të godinave të bashkisë, si dhe në automjetet e Shërbimit Zjarrëfikës.
Prioriteti i bashkisë është mbrojtja e shëndetit të punonjësve dhe vizitorëve të saj ndaj këtij armiku të padukshëm që quhet COVID-19 dhe na kërcënon veçanërisht kohët e fundit.
U bëjmë thirrje të gjithëve të respektojmë rregullat higjenike të pëcaktuara nga protokollet përkatëse duke mbajtur maskë, respektuar distancën fizike dhe higjenën personale.
Përgjegjësia është e gjithësecilit që të kontribuoj në parandalimin e saj.
Duke mbrojtur veten, ne mbrojmë edhe të tjerët!
Ju faleminderit !
BASHKIA FINIQ.
125937738_2777249069214590_7497576104159859883_o 125981790_2777249135881250_5360132489398861092_o 126008817_2777249079214589_5635369728829488362_o 126135274_2777249062547924_3310847644229493476_o 126284604_2777249139214583_476707434903264356_o 125879868_2777249145881249_2892878409104194893_o

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).