DIMRI PO AFRON – PUNIME PËR PARANDALIM FATKEQËSISH

Kurrë më parë dhe asnjë drejtues administrativ i mëparshëm nuk u impenjua sa duhet për t’i dhënë fund makthit të përditshëm të përjetuar nga banorët e Karroqit kur kalonin mbi urën që të çon në shtëpitë e tyre. Në dimër, në kohën e rreshjeve të shumta kur furia e ujrave ishte e pamëshirshme, çdo gjë mund të ndodhte me urën dhe kalimtarët. Njëra nga këmbët e saj ishte pothuajse në ajër dhe ajo mund të shembej nga çasti në çast.
Kryetari Leonidha Hristo dhe stafi i tij në Bashkinë e Finiqit kishin vlerësuar seriozitetin e situatës dhe klasifikuar si një prioritet para fillimit të motit të keq dimëror. Për këtë arsye, ka disa ditë që grupi i punonjësve të mirëmbajtjes së Bashkisë ndërhyri dhe përforcoi me beton këmbën e urës, duke e bërë këtë të fundit mëse të sigurt për tu kaluar në çdo lloj kushtesh të rënda atmosferike. Përveç betonimit për përforcim të këmbës së urës, punonjësit e Bashkisë çliruan dhe shtratin e lumit për një rrjedhë normale të tij dhe shmangien e çdo avarie të mundshme të krijuar nga moti i keq i pritshëm dimëror.
Punët e mirëmbajtjes së Bashkisë për përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të saj nuk mbarojnë me kaq. Grupet e punëtorëve të shërbimit dhe mirëmbajtjes janë çdo ditë në terren duke ndërhyrë në ato segmente infrastrukturore që janë klasifikuar si jetike për komunitetin.

[

ΠΡΟΚΗΡΥΞΗ ΘΕΣΕΩΝ ΕΡΓΑΣΙΑΣ

Ο Δήμος Φοινικαίων, έχοντας ως στόχο την περαιτέρω στελέχωση του προσωπικού του με άτομα ειδικευόμενα σε επαγγέλματα όπως:

-Πολιτικός Μηχανικός
-Αρχιτέκτονας
-Μηχανικός δασών και περιβάλλοντος
-Τοπογράφοι μηχανικοί
-Νομικοί
-Άλλοι τομείς,

καλεί όλους τους ενδιαφερόμενους να επικοινωνήσουν μαζί μας στη σελίδα μας στο facebook ή στο email του Δήμου: [email protected] , αποστέλλοντας το CV τους και ένα τηλέφωνο επικοινωνίας.