Në mbështetje të nenit 8, pika 2, nenit 9, pika I, nënpika I.I, shkronja (b), nënpika 1.2 shkronja “c” nenit 23, pika 6, nenit 54, shkronja “e” të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjit 7895, “Kodi Civil i Republikës së Shqiperisë”, të ndryshuar, ligjit nr. 8743, date 22.2.200 I “Për pronat e paluajtshme të shtetit”,të ndryshuar, ligjit nr. Nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, ligjit nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, me propozimin e Kryetarit të Bashkisë, Këshilli Bashkiak,në mbledhjen e tij të datës 02/06/2022:
VENDOSI:
- Miratimin në parim të fillimit të proçedurave për shpronësim të ish mapos së vjetër Finiq, për interes publik, për ndërtimin e një sheshi rekreativ në qendër të fshatit Finiq.
- Ngarkimin e Drejtorisë Juridike,Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit si dhe Drejtoria e Shërbimeve, pranë Bashkisë Finiq, për vazhdimin e procedurave ligjore për zbatimin e këtij Vendimi.
- Ky Vendim hyn në fuqi pas Miratimit nga Prefekti i Qarkut Vlorë.