
NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN
Titulli : Konsultim publik për Planin e përmirësimit të arsimit parashkollor për bashkinë Finiq , për vitin 2024-2026.
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë Z. Romeo Çakuli.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Finiq ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me Planin e përmirësimit të arsimit parashkollor vitin 2024-2026.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në Bashkinë Finiq sipas kalendarit më poshtë:
Data Ora Vendi
Livadhja 04.11.2024 17.00 Salla e mbledhjeve të këshillit
Finiq 05.11.2024 16.00 Pranë Njësisë admistrative
Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve: [email protected] dhe [email protected]
Pjesëmarrës:
Forma e konsultimit: Takim
Qëllimi i këshillimit publik | Diskutimi dhe mbledhja e rekomandimeve sa i takon Planit të përmirësimit të arsimit parashkollor të Bashkisë Finiq, për vitin 2024-2026. |
Përshkrimi i çështjes | Qëllimi i këtij plani është hartimi i një platforme strategjike dhe gjithëpërfshirëse që do të hedhë bazat për një zhvillim të qëndrueshëm dhe cilësor për të gjitha strukturat e Arsimit parshkollor. Arsimi, konsiderohet si një nga sektorët me impakt të drejtpërdrejtë në mirëqënien sociale dhe ekonomike të Bashkisë Finiq. Plani i përmirësimit synon të përmbushë nevojën për të harmonizuar të gjitha aktivitetet zbatuese në një vizion të përbashkët dhe koherent të fokusuar në disa objektiva strategjik. Plani do të ketë një rol shumë të rëndësishëm për Bashkinë Finiq dhe ai synon të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme të gjjitha proceset që lidhen me arsimin parashkollor. Konkretisht nëpërmjet planit synohet: Përmirësimi i shërbimit në kopshtet ku mungojnë regjistrimet në mënyrë që të rriten regjistrimet; Planifikim strategjik përsa i përket riorganizimt të infrastrukturës së kopshtit, me qëllim përsimirësimin e shërbimit në kopshtet që janë brenda shkollave, ose kopshteve që kanë nevojë imediate për restaurim; Zhvillimi i burimeve njerëzore të bashkisë në çështje të arsimit parashkollor, përmes ndërgjegjësimit në të gjitha nivelet e drejtimit dhe administratës së bashkisë për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planit të përmirësimit; Ngritja e një databaze efektive për menaxhimin e strukturave të Arsimit Parashkollor, sipas të cilëstë sigurohet respektimi i kërkesave ligjore dhe kuadrit të brendshëm rregullator nga zyrtarët vendorë (autoritetet dhe administrata) si edhe përmirësimin dhe forcimin e këtij kuadri për të parandaluar dhe eliminuar shkeljet; Bashkëpunimi i ngushtë me prindërit dhe komunitetin, për të ndërgjegjësuar për rëndësinë që ka kopshti në zhvillimin e fëmijës; |
Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; | Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të specialistit së arsimit në bashki: [email protected] dhe [email protected] BRENDA DATËS 15.11.2024 |
Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli dhe adiministrata për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit | Dërgimi i sugjerimeve të komunitetit do të jetë i mundur deri në datën 15.11.2024, nëpërmjet adresave të mesiperme; Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë dhe Bashkia Finiq do të ndjekë hapat si vijon: Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje;Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Komisionit të Ekonomise dhe Financës, taksave dhe tarifave dhe çdo këshilltari të bashkisë;Shqyrtimi nga ana e komisionit të ekonomisë dhe financës, taksave dhe tarifave të cdo rekomandimi dhe opinioni. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit;Njoftimi i administratës për aktin e miratuar.Monitorimi i zbatimit të tij. |
Data e publikimit | 01.11.2024 |
e nderuar qytetare te bashkise Finiq!Ju njoftojme se Mbledhja e radhes se Keshillit Bashkiak do te jete me daten 21.12.2023, prane salles se keshillit, ne njesine administrative Livadhja.Faleminderit!
Te nderuar qytetare te bashkise Finiq!Ju njoftojme se Mbledhja e radhes se Keshillit Bashkiak do te jete me daten 7.12.2023, prane salles se keshillit, ne njesine administrative Livadhja.Faleminderit!
NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN
Titulli : Konsultim publik për Paketën Fiskale të Bashkisë Finiq për vitin 2024 si edhe PBA 2024-2026.
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë Z. Romeo Çakuli.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Finiq ka për qëllim mbledhjen e
sugjerimeve të komunitetit lidhur me Paketën Fiskale të Bashkisë dhe Buxhetin e Bashkisë Finiq për vitin
2024-2026.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në Bashkinë Finiq dhe Njësitë
Administrative Livadhja dhe Mesopotam sipas kalendarit më poshtë:
Data Ora Vendi
Livadhja 06.12.2023 17.00 Qendra kulturore
Mesopotam 07.12.2023 16.00 Pranë Njësisë admistrative
Finiq 07.12.2023 17.30 Pranë Bashkisë
Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve: [email protected] dhe
[email protected]
Pjesëmarrës:
– Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar i Bashkisë, Sekretar i Këshillit
Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës,
drejtoria e buxhetit dhe financës, sektori i tatim taksave, Kryetarët e Fshatrave dhe
Administratoret e Njësive Administrative.
– Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Finiq, anëtarët e shoqërisë civile, Përfaqësues të bizneseve,
OJF dhe Media, Kryetarët e Fshatrave etj.
Forma e konsultimit: Takim
Qëllimi i këshillimit publik Konsultimi publik në terren synon konsultimin për Paketën Fiskale të Bashkisë
Finiq për vitin 2024 dhe Buxhetin afatmesem e Bashkisë Finiq për vitin 2024-
2026.
Përshkrimi i çështjes
Miratimi i draftit të buxhetit afatmesem dhe paketës fiskale është një vendim i
rëndësishëm që merret nga Këshilli i Bashkisë, pasi përcakton fondet që do të
përdoren për të gjitha shërbimet / funksionet e ushtruara nga Bashkia dhe
performancën e tyre. Këshilli i Bashkisë duhet të sigurohet që fondet publike
2
shkojnë për përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga Bashkia për
komunitetin dhe adresojnë nevojat e tyre, brenda kapaciteteve financuese të
Bashkisë. Për këtë, Këshilli i Bashkisë do të organizojë këtë konsultim publik
për të marrë mendimin dhe sugjerimet e qytetarëve. Gjithashtu, niveli i taksave
dhe tarifave në paketën fiskale janë një element shumë i rëndësishëm dhe
proces i cili duhet të kalojë përmes konsultimit të gjerë në publik.
Kontaktet dhe afatet e
dërgimit të komenteve,
rekomandimeve, vërejtjeve;
Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të sekretarisë së
Bashkisë Finiq dhe Këshillit Bashkiak: [email protected] dhe
[email protected]. BRENDA DATËS 08.12.2023
Shpjegim të procesit që do
ndjekë dhe veprimet qe do të
ndërmarrë Këshilli për të
shqyrtuar rekomandimet nga
publiku deri në marrjen e
vendimit
Dërgimi i sugjerimeve të komunitetit do të jetë i mundur deri në datën
08.12.2023, nëpërmjet adresave të mesiperme;
Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë dhe Bashkia Finiq do të
ndjekë hapat si vijon:
1. Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të
Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha
mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike
e kësaj Përmbledhje;
2. Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë,
Komisionit të Ekonomise dhe Financës, taksave dhe tarifave dhe çdo
këshilltari të bashkisë;
3. Shqyrtimi nga ana e komisionit të ekonomisë dhe financës, taksave dhe
tarifave të cdo rekomandimi dhe opinioni.
4. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e
informimit;
5. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar.
6. Monitorimi i zbatimit të tij.
Data e publikimit 15.11.2023