Siç ju kemi vënë në dijeni në të shkuarën vazhdon me ritme të shpejta pastrimi i kanaleve të mëdhenj kullues. Bashkia këto ditë vuri në punë makineritë dhe potencialin e vet njerëzor në fshatin Jermë duke pastruar fillimisht kanalin e Cakallos, duke synuar rehabilitimin e plotë segmenti të kanalit vaditës “Thoma Filipeu”, i cili kalon nga fusha e Jermës. Me këtë ndërhyrje të bashkisë do të përmirësohet ndjeshëm aftësia vaditëse në fushën e këtij fshati, e cila pritet të kultivohet nga pronarët bujq.