Ditën e premte, në datën 22 tetor, në ambientet e Hotel Epirus Sarandë, Bashkia Finiq organizoi takimin e dytë të partnerëve të projektit MileStone III.
Partnerët u mblodhën së bashku për të diskutuar në lidhje me ecurinë e projektit, aktivitetet e implementuara dhe hapat që duhet të ndërmerren në vazhdimësi për implementim të suksesshëm të projektit. Takime të tilla i shërbejnë partnerëve për tu njohur më konkretisht me problematikat që dalin nga faktor dhe aktorë të ndryshëm në lidhje me menaxhimin e aktiviteteve, raportet financiare, respektimin e afateve të përcaktuara paraprakisht dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Finiqit z. Vangjel Xhaferi, përfaqësues nga Njësia e Integrimit dhe e Koordinimit të Projekteve Evropiane të bashkisë, përfaqësues nga Bashkia e Dodonit dhe Prevezës si dhe përfaqësues nga AULEDA, agjenci e cila asiston bashkinë e Finiqit në implementimin e projektit.
Projekti Milestone III zbatohet në bashkëpunim me Bashkinë e Dodonit, Bashkinë e Prevezës dhe Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës Vlorë, në kuadër të programit Interreg IPA CBC “Greqi – Shqipëri 2014 – 2020”.

249204989_3025214557751372_4057753044446910461_n

249263892_3025214684418026_7430049590173874699_n

248350528_3025214757751352_7844373446426064324_n

248373801_3025214811084680_5475117176744449117_n

248401835_3025214904418004_6817835614745439966_n

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).