Shtrimi me beton i 1500 metrave rrugë të brendshme të fshatit malor të bashkisë Finiq, Zminec përfundoi këto ditë. Puna filloi dy muaj më parë dhe u kurorëzua me sukses falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të kryesisë së fshatit, shoqatës dhe autoritetit bashkiak. Nga banorët e fshatit të Zminecit brënda dhe jashtë vendit , u mblodhën 10 mijë euro dhe u investuan për blerjen e materialeve, ndërsa bashkia ofroi punëtorë, makineri dhe 100 metra kub beton. Ishte hera e parë në periudhën post-sistem që një projekt kaq i madh me përfitim publik realizohet në Zminec, i cili ndryshon imazhin e fshatit dhe frymëzon banorët në mënyrë që të investojnë në të ardhmen. Kryetari i bashkisë së Finiqit, Z. Kristo Kiço, falënderon kryesinë e fshatit, shoqatën dhe të gjithë banorët që kontribuan në këtë përpjekje së bashku me bashkinë.Autoriteti bashkiak do të jetë gjithmonë pranë tyre dhe do të mbështesë çdo iniciativë të tillë që ofron shpresë për komunitetin tonë.