Nga Janari deri në fund të Nëntorit 2020, me makineritë e Sektorit të Përmirësimit të Tokës të Bashkisë Finiq, janë pastruar 4 017 metra kanale kryesore ujitëse, duke zhvendosur 9 442mᶾ dhé për ujitjen e 660 hektarëve tokë bujqësore, ndërsa në ata terciarë u pastruan rreth 16 400 metra që mbulojnë 720 hektarë tokë të vaditshme. Ndërkohë, është bërë një punë e rëndësishme si në sistemin e kullimit ashtu edhe në kanalet dytësorë, ku është zhvendosur afërsisht 24 486 m³ dhé për të përmirësuar 1 010 hektarë të tjerë tokë bujqësore.
Nga viti në vit me ndërhyrjen e këtij shërbimi dhe veçanërisht të stafit të tij, imazhi i fushës së Vurgut ndryshon.