Makineri dhe punonjës të njësisë së Shërbimit të Përmirësimit të Infrastrukturës rrugore në Bashkinë e Finiqit, të favorizuar nga kushtet e mira atmosferike të dy javëve të para të Nëntorit, janë përqendruar në rehabilitimin e rrugëve të braktisura në disa fshatra të bashkisë në të cilat për shumë vite me radhë nuk ishte ndërhyrë asnjëherë . Një nga këto fshatra është Dërmishi.Rehabilitohen dhe hapen rrugët dhe rrugicat brenda lagjeve, drejt varrezave dhe drejt qendrës së fshatit. Ndërhyrjet përfshijnë gërmimin e kanaleve kulluese përgjatë rrugës, mbushjen me dhé si dhe sheshimin e tyre. Kjo ndërhyrje bëhet pas shtrimit me beton të hyrjes së fshatit.
Në këtë fshat pritet së shpejti furnizimi i tij me ujë të pijshëm nga ujësjellësi Navaricë- Memoraq- Rumanxa-Dërmish, i cili ishte braktisur në mënyrë të pajustifikueshme nga autoriteti i mëparshëm bashkiak.