Përfunduan punimet e hapjes së segmentit rrugor të hyrjes së fshatit Pecë në bashkinë e Finiqit, i cili për shumë kohë ishte i pakalueshëm për shkak të rrëshqitjeve. Kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço kërkoi ndihmën e shoqërisë AGBES CONSTRUKSION që kryen punime në segmentin e rrugës Kardhiq -Delvinë cila u përgjigj menjëherë duke dërguar makineritë e rënda dhe si rezultat janë kryer rreth 4.500 metër kub gërmime, u hapën kanale kulluese dhe u shtrua me bigor i gjithë segmenti .
Kryetari i kryesisë së fshatit zoti Vasil Gazeli dhe të gjithë banorët e fshatit Pecë falënderojnë kryetarin e bashkisë Finiq dhe administratorët e shoqërisë AGBES CONSTRUKSION që mundësuan zgjidhjen e një problemi kaq serioz për fshatin e tyre.