Ndërhyrje të menjëhershme për rregullimin e pjesës së dëmtuar të rrugës që të çon në fshatrat Brajlat dhe Kostar ka bërë sot brigada e shërbimeve të bashkisë Finiq. Që në orët e para të mëngjesit këtë operacion e drejtoi vetë kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço dhe deri në orët e pasdites u vendosën tombinot prej çimento dhe u mbulua me dhe pjesa e dëmtuar që kishte rrëshqitur së fundmi nga rreshjet dhe kishte ndërprerë komunikimin e dy fshatrave të mësipërme me qendrën.