Të dashur bashkëqytetarë!
Ne jemi thellësisht të prekur nga prova e rëndë e papërshkrueshme që po kalojnë bashkëpatriotët tanë në Atikë, të cilët panë që njerëzit e tyre të humbasin jetën në flakë, t’u kërcënohet jeta e tyre dhe t’u shkatërrohet prona dhe pasuria. Në këto çaste zemrat dhe mendjet tona janë pranë tyre. Lutemi që ky test i vështirë të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe Perëndia të jetë me ta në këto kohë të vështira.
Ne gjithashtu inkurajojmë dhe mbështesim të gjitha përpjekjet e bëra nga zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera të ndihmës, si dhe vullnetarët që luftojnë në mënyrë të guximshme në rrethana të pafavorshme për të shpëtuar çfarëdo që mund të shpëtohet. Ne u bëjmë thirrje bashkëqytetarëve tanë këtu dhe ata që jetojnë në Greqi për të kontribuar, nëse është e nevojshme dhe u kërkohet, për normalizimin e situatës.
Finiq, 24.07.2018