Në kuadër të Edicionit të 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit ‘Butrinti 2000’, në datën 10 korrik, ora 21.00, në teatrin e hapur para Qendrës së re Kulturore në fshatin Livadhja, dha shfaqjen teatrale: “Personazhet e Dramës së Antikitetit Grek” trupa e teatrit “Theatro tis Kulluris” Athinë, nën drejtimin e regjizorëve Dinos Kubatis dhe Pandelis Garios, me koreografi nga Roula Begni-Meimaroglou dhe 20 aktorë në skenë, me pjesë të shkëputura nga veprat e Sofokliut, Euripidhit, Eskilit dhe Aristofanit. Kjo shfaqje erdhi si një bashkëpunim i parë i Bashkisë Finiq me Qendrën Kombëtare të Teatrit Mesdhetar Tiranë, nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë, Z. Leonidha Hristo.