Këto ditë të vështira që kalon çdo njeri në botë kemi nevojë më shumë se çdo herë të gjendemi pranë njeri tjetrit. Edhe nëse nuk është e mundur fizikisht për shkak të koronavirusit, mjafton një fjalë e mirë, mjafton edhe ndonjë ofertë që mund të zbusi dhimbjen shpirtërore, por edhe mund të mbulojë nevojat elementare në ushqime dhe ilaçe. Dhe janë shumë ata që japin kontributin e tyre të vyer në këtë luftë për jetë e vdekje sidomos këto ditë të shenjta. 1500 dollarë ka dërguar nga Amerika tek pleqësia e fshatit Finiq familja e bashkëfshatarit Foti Loli, me nxitjen e djalit të tyre të dashur Angjello Loli për të blerë dhe dhuruar në çdo familje që këto momente jeton në fshat. Nga ana e pleqësisë u ngrit menjëherë komisioni, u blenë ushqimet dhe u shpërndanë menjëherë tek 160 familjet para Pashkëve. Bashkëfshatarët falënderojnë nga zemra familjen Loli dhe i urojnë që Zoti t’u dhurojë shëndet atje ku gjenden në mërgim. Kjo familje ka dhuruar vazhdimisht të holla për vepra në fshat.
Duke përituar nga rasti edhe autoriteti vendor falënderon familjen Loli dhe veçanërisht të riun Angjello Loli, i cili gjithmonë shpreh dashurinë e tij për fshatin, për bashkëfshatarët, për bukuritë natyrale të tij kai ëedhe për vlerat e veçanta historike.
Gëzuar Festën e Pashkës!
93656347_2589101551362677_4509443123650232320_o

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).