Bashkia e Finiqit po vijon aktualisht punën për implementimin e projektit Solis. Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe fondet e shteteve pjesëmarrëse në kuadër të programit Interreg IPA CBC Greece – Albania 2014 – 2020 dhe zbatohet në partneritet me Bashkinë e Prevezës dhe Universitetin e Janinës.
Projekti adreson një nga sfidat kryesore globale me të cilat përballet njerëzimi sot, por më e rëndësishmja merr në konsideratë atë çka mund të quhet si kërcënim për zonën ndërkufitare: “Ndikimet serioze të mundshme të ndryshimeve klimaterike në mjedisin natyror”. Projekti aspiron të tregojë se si një ndërhyrje e integruar energjetike, e zhvilluar mirë, mund të arrijë përmbushjen e objektivave mjedisorë dhe në të njëjtën kohë të nxisë rritjen ekonomike dhe të promovojë një zhvillim ekonomik me sa më pak ndotje.
Projekti bazohet në katër shtylla themelore të cilat janë: shfrytëzimi i resurseve lokale të energjisë së rinovueshme, rritja e eficensës energjetike, vlerësimi i kapacitetit të transferimit të teknologjisë dhe promovimi i mënyrave të përgjegjshme të jetesës. Prandaj, SOLIS tenton të maksimizojë shfrytëzimin e mundësive të zonës ndërkufitare, që nënkupton “Prodhimin e energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë” duke synuar përdorimin e energjisë diellore në prodhimin e energjisë elektrike në një nivel lokal.
Projekti është i dizenjuar nga Bashkia e Prevezës, Bashkia e Finiqit dhe Universiteti i Janinës – Sektori i Veçantë për Fondet e Kërkimit – Departamenti i Edukimit të Fëmijëve, me mbështetjen e Departamentit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë. Secili partner solli ekspertizën e tij për zhvillimin e këtij projekti të integruar që merr parasysh pikat e forta dhe të dobëta të zonës ndërkufitare në nivel lokal.
Bazuar në përpjekjen e përbashkët të partnerëve, projekti propozon zbatimin e një numri veprimesh, që korrespondojnë në mënyrë specifike me kapacitetin lokal, karakteristikat e popullsisë, pikat e forta, dobësitë dhe mundësitë, dhe rreziqet e zonës ndërkufitare.
SOLIS, pra, korrespondon plotësisht me fushën e Programit; duke konsideruar mungesën e theksuar të burimeve financiare në Finiq dhe Prevezë, realizohen ndërhyrje në shkallë të vogël, që shërbejnë si shembull për autoritetet e tjera në zonën ndërkufitare, duke shfrytëzuar zhvillimin e burimeve të energjisë së rinovueshme dhe duke nxitur një rritje të qëndrueshme ekonomike. Në mënyrë të ngjashme, veprimet e koordinuara për promovimin e mënyrave të jetesës me impakt në përdorimin e energjisë korrespondojnë me ndryshimet aktuale të përditshme që janë lehtësisht të disponueshme në zonën ndërkufitare, ndërsa në të njëjtën kohë mund të shkallëzohen lehtësisht dhe të përshtaten me mjediset e tjera.
Qasja kryesore e projektit është ndërhyrja e integruar që maksimizon vlerën e investimit. Pavarësisht se veprimet e projektit janë të përqendruara në nivel lokal, ai do të krijojë efekte në të gjithë zonën. Nga ky ndikim do të përfitojë popullsia ndërkufitare, duke vendosur kështu një shembull të planifikimit të integruar që merr parasysh karakteristikat lokale dhe shfaq një mënyrë inovatore për shfrytëzimin e potencialit të burimeve energjitike të fushave të tjera dhe promovimin e efikasitetit energjitik.
SOLIS merr në konsideratë pikat e forta të zonës ndërkufitare dhe ato të partnerëve të saj, duke zhvilluar një ndërhyrje që thekson rëndësinë e veprimeve lokale dhe fuqinë që zgjedhjet tona të përditshme mund të sjellin tranzicionin e dëshiruar në një ekonomi të qëndrueshme.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).