Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Bashkia e Finiqit organizoi një fushatë pastrimi me të gjithë punonjësit e bashkisë së bashku me qëndrat administrative përgjatë shtratit të lumit Bistrica, ku së bashku me nxënësit e shkollës 9-vjeçare të Finiqit mblodhën më shumë se 30 qese plastike dhe mbetje të tjera të rrezikshme për mjedisin.
Ndërkohë, në rrepet e Karahaxhit, në kuadër të programit gjerman GIZ, u organizua një panel diskutimi së bashku me shoqatën AJMI , Media dhe Agjencia e Informacionit me temën “Të përdorim sa më pak plastikë në jetën tonë të përditshme”. Në këtë takim, duke patur përvojë në riciklimin e mbetjeve, ata u treguan nxënësve dhe punonjësve të njesisë vendore mënyrat për të mbledhur dhe ricikluar mbetjet plastike, si dhe qasjet moderne për të shmangur plastikën në jetën tonë.
Kryetari i bashkisë, Z. Kristo Kiço, i cili mori pjesë personalisht në pastrimin dhe tryezën e diskutimit, theksoi se mbrojtja e mjedisit është një përparësi për qeverisjen lokale dhe kjo është arsyeja pse ne investojmë çdo ditë në këtë fushë.
196499355_2921854204754075_4170408504078603557_n 197868916_2921854234754072_7184160241359457632_n 196088906_2921854284754067_4409503511161592118_n 196797181_2921854341420728_8776257717641504933_n 197622308_2921854381420724_3849687570702081829_n 197854273_2921854414754054_7845939250862523265_n 198475766_2921854461420716_7294260960674575475_n 197823673_2921854518087377_2096660942424757037_n 197783592_2921854568087372_5824866324275421748_n 196352378_2921854618087367_8647239027840982532_n 197903616_2921854668087362_883705991210011183_n 196083384_2921854714754024_7098419041251079690_n 196345198_2921854768087352_5565320373138479111_n 197127485_2921853924754103_3968812218176616872_n 197029386_2921853964754099_8941522930855139632_n 196866419_2921853998087429_8831011102653487785_n 196143489_2921854041420758_396153465711968449_n 196238760_2921854124754083_2451794520916564676_n 196594257_2921854164754079_1935011812451354148_n

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).