Zilja e parë ra sot në shkollat e Bashkisë së Finiqit, në Njësitë administrative në Livadhja, Aliko, Mesopotam, Dhivër dhe Finiq, me nxënës që ulen për herë të parë në bankat e shkollës dhe më të rritur që kthehen në klasa, duke shënuar fillimin zyrtar të vitit të ri shkollor 2021-2022.
Pranë fëmijëve, mësuesve dhe prindërve, duke filluar nga shkolla 9-vjeçare e Mesopotamit ishte Kryetari i bashkisë së Finiqit Z. Kristo Kiço, Konsulli i Përgjithshëm i Gjirokastrës z. Dhimitrios Sacharidis dhe Drejtori i Arsimit për dy bashkitë fqinje të Finiq-Dropull, z.Ziso Lluci. Drejtori i shkollës z. Lefter Xhollo falenderoi për përpjekjet e bëra nga bashkia si dhe me realizimin e projektit të fundit që ishte ndërtimi e një fushe volejbolli në oborrin e shkollës.
Më tej, Kryetari i bashkisë së Finiqit Z. Kristo Kiço, siguroi se ai do të jetë gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin arsimor dhe nxënësit, në mënyrë që të funksionjnë normalisht të gjitha njësitë arsimore.
Konsulli i Përgjithshëm i Gjirokastrës, z. Dhimitrios Sacharidis, dha gjithashtu mesazhin e vet, duke deklaruar: “Ju uroj nga zemra një vit të mbarë shkollor me shëndet, siguri, kreativitet dhe produktivitet. Dija është vyrtyt bazik që të bëhemi më të mirë si individ dhe si shoqëri ”.
Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit për dy bashkitë fqinje Finiq-Dropull Z. Ziso Lluci i mirëpriti nxënësit, duke vënë në dukje, .. “Duhet të dini që ne bëjmë çdo përpjekje për të siguruar burime të konsiderueshme, jo vetëm për mirëmbajtjen, por edhe për përmirësimin e vazhdueshëm të strukturave të arsimit. Kemi pasur pranë në çdo përpjekje Konsullin e Përgjithshëm Z. Sacharidis, si dhe Kryetarin e Bashkisë Z. Kristo Kiço, në mënyrë që mjedisi në të cilin kryhet puna mësimore të jetë i sigurt, i shëndetshëm si për nxënësin ashtu edhe për mësuesin ”.
Si përfundim, të sipërpërmëndurit ndoqën fillimin e vitit shkollor edhe në shkollën e mesme të unifikuar dhe teknike “Fryma e Dashurisë” ku patën mundësinë të bisedonin me Drejtorin Z. Thoma Dalla dhe kryetarin e Omonias Z. Vasil Kajo, për çështje të arsimit .
Si përfundim, urojmë një vit të mbarë shkollor për të gjithë nxënësit dhe veçanërisht fillestarët tanë, të gjithë prindërit, të cilët bëjnë përpjekje të mëdha për të përballuar një kohë kaq të vështirë, si dhe mësuesit që japin dritën e dijes, durimin dhe forcën e shpirtit në detyrën e vështirë që ata kryejnë.