Me iniciativën e Ambasadës Greke në Tiranë, misioni i parë mjekësor në fshatrat e bashkisë së Finiqit me mjekë nga Greqia dhe Tirana u krye me sukses të plotë. Konkretisht, më 21 maj, grupi i mjekëve bëri vizita në qendrën mjekësore të Livadhjasë ku u vizituan disa banorë të Livadhjasë dhe zonës përreth. Ditën tjetër ekipi i mjekëve, i shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Gjirokastrës Z. Dimitrios Sacharidis, mjeku dhe deputeti Niko Kouri dhe Kryetari i bashkisë së Finiqit z.Kristo Kiço vazhduan vizitat në fshatrat malore të Karoqit, Zminecit dhe Grazhdanit. Banorët e këtyre fshatrave, të cilët për herë të parë u ofrohet një shërbim kaq të menjëhershëm dhe falas për problemet shëndetësore me të cilat përballen, i shprehën mirënjohjen konsullit, deputetit dhe kryetarit të bashkisë si dhe Ambasadës Greke që mendoi dhe realizoi këtë mision. Ata theksuan se një veprim i tillë ishte i domosdoshëm për banorë te zonës, dhe kërkuan rihapjen e pikëkalimeve doganore të Qafëbotës dhe Povllës në mënyrë që situata ti kthehet normalitetit dhe banorët të marrin shërbimin e nevojshëm. Mbyllja për shkak të virusit covid ka dëmtuar seriozisht këtë zonë, prandaj kërkohet vazhdimisht hapja e vendkalimeve të mësipërme.
Ekipi i mjekëve, i përbërë nga mjeku Dhimitris Gjikas me origjinë nga Livadhjaja, ortopedi Giannis Kostas nga Himara dhe Dr.Shk mjeke reumatologe Ergeta Ktona Pedagoge e brëndshme pranë Universitetit të Mjekësisë në Tiranë , të emocionuar nga pritja e njerëzve, theksuan se do të vazhdojnë misionin e tyre dhe u bënë thirrje kolegëve të tjerë mjekë nga zona jonë që shërbejnë në spitalet e dy vendeve të bashkohen në këtë përpjekje.
Kryetari i Bashkisë Z. Kiço dhe Deputeti Z. Kuri nga ana e tyre u zotuan të vazhdojnë përpjekjet për pajisjen e klinikave me pajisje të domosdoshme në qendrat shëndetësore dhe përmirësimin e shërbimit primar mjekësor në fshatra.
130739937_2912444255695070_3378120291758625730_n 189198711_2912444832361679_5510789839785953601_n 189312201_2912444772361685_2697699767795296030_n 189364475_2912444339028395_8963030786975336521_n 189396029_2912444442361718_631981811725124317_n 189548152_2912444879028341_2769823905318075926_n 189600902_2912445342361628_8699423869774621235_n 189633982_2912444562361706_3369558043597642615_n 189654308_2912444589028370_2431941232228669836_n 189692368_2912445002361662_1782982878876651250_n 189781641_2912444302361732_3013967746393250103_n 189836654_2912444665695029_5630207182619298115_n 189874774_2912444485695047_2785122970034556573_n 189880895_2912445282361634_5546883852398501932_n 190057681_2912444389028390_4400139324047877544_n 190323048_2912444962361666_5371325612849983514_n 190354385_2912445119028317_2830770978983254758_n 190360475_2912444739028355_274799587322550760_n 190405378_2912444525695043_8328437106581079667_n 190435792_2912445065694989_5241952440365055842_n 190477962_2912444699028359_3858794729205272414_n 190650888_2912444629028366_5095379502335505284_n 190688149_2912444805695015_13227655761516499_n 190848437_2912445195694976_3877807342443532183_n 191005926_2912445235694972_7139354947106732497_n 191739964_2912444932361669_3147662971676905969_n 189312057_2912445379028291_3427093735395377473_n 190173952_2912445435694952_9070761797962001687_n 190199938_2912445472361615_970501698563629372_n

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).