U SHTRUA ME BETON 15 m2 NË KRANE
Me donacionin e vyer të banorëve, betonizimi i një sipërfaqe totale prej 15m2 rrugë në fshatin Krane dhe me kontributin i Bashkisë Finiq përfundoi disa ditë më parë.
Në veçanti, me iniciativën e banorëve që jetojnë dhe punojnë në Athinë, shuma prej 1000 € është përdorur për blerjen e betonit.
Nisma u mirëprit nga bashkia Finiq, dhe vuri në dispozicion të fshatit makineri dhe personel të specializuar për betonimin e menjëhershëm – pranë varrezave.
Bashkia Finiq falenderon ngrohtësisht banorët e Kranesë për kontributin.Akti i tyre është një shembull i shkëlqyer i humanizmit dhe solidaritetit, të cilin shpresojmë se do ta ndjekin grupet e tjera shoqërore në të ardhmen e afërt.