TAKIM I KRYEBASHKIAKËVE TË FINIQIT DHE DODONËS
Takim me kryebashkiakun e Dodonës dhenjëkohësisht kryetar i bashkimit Rajonal të Bashkive të Epirit z. Christos Dakaletsis pati në Janinë këto ditë kryebashkiaku i Finiqit z. Kristo Kiço, ku ata diskutuan çështje të bashkëpunimit në kuadrin e programit evropian Milestones III si vazhdimësi të I dhe II, një bashkëpunim mes dy bashkive në vitet e mëparshme.
Objektivi i përgjithshëm i projektit “Ruajtja e burimeve kulturore dhe natyrore si parakusht për zhvillimin e turizmit ndërkufitar” ishte përmirësimi i kapacitetit menaxhues dhe rigjallërimi i trashëgimisë kulturore dhe mbështetja e zhvillimit të turizmit. Më konkretisht, ai përfshin aktivitete të tilla si ndërtimi i një muzeu etnografik në Livadhja, një paketë promovimi që do të përfshijë teknologji inovative si dhe financimin e një festivali kulturor.
Kryebashkiaku i Finiqit ftoi kryebashkiakun e Dodonës të vizitojë Bashkinë e Finiqit për të diskutuar më gjerësisht çështje të tjera të bashkëpunimit ndërkufitar, për të krijuar së shpejti një bashkëpunim më të gjerë në rajonin përreth për mbështetje reciproke dhe thithje efektive të fondeve nga Bashkimi Europian. Zoti Dakaletsis pranoi me kënaqësi ftesën, duke vënë në dukje se kjo nismë për bashkëpunim më të gjerë do të sjellë rezultate pozitive.