Si pjesë e takimeve që qeveria po bën të gjithë Shqipërinë për të informuar qytetarët e tyre në lidhje me strategjinë e ndjekur dhe punën e bërë deri më tani për realizimin e programit qeveritar edhe në Bashkinë e Finiqit u bë një takim i gjerë i hapur me banorët, ku u paraqitën shqetësimet e tyre, por dhe sugjerimet për përmirësimin e kësaj strategjie.
Qeveria u përfaqësua nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Damian Gjiknuri, Zv-Ministri i Bujqësisë, z. Dhimo Kote, si dhe deputetët Andrea Marto dhe Alket Hyseni.
Takimi u zhvillua në Karahaxh ditën e shtunë, dt.12.05.2018, ora 12.00. Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i bashkisë Finiq, Z. Leonidha Hristo, i cili zgjodhi t’u flasë përfaqësuesve të qeverisë dhe banorëve në gjuhën greke. Duke iu drejtuar përfaqësuesve të qeverisë, ai vuri theksin mbi çështjen e pronës dhe, në mënyrë specifike, në sekuestrimin e aseteve të fshatit Kostar nga pronarë të paligjshëm me dokumente të falsifikuara. Më tej, kërkoi nga ministri për të ndërhyrë menjëherë dhe për të zgjidhur këtë çështje që për vite me radhë ka lodhur fshatarët e Kostarit nëpër gjykata. Është fakt i provuar edhe nga gjyqet ku është përfshirë bashkia jonë në funksion të zgjidhjes së çështjes që këta pretendentë të paligjshëm kanë mbështetjen e gjyqtarëve të korruptuar të cilët kanë përligjur pretendimet e tyre.
Në fjalën e tij Ministri i hap dhe Infrastrukturës, z Damian Gjiknuri, bëri një përshkrim të punës së qeverisë dhe theksoi se qeveria do të respektojë dhe zbatojë angazhimet e saj elektorale. Veçanërisht, sa i përket veprave në bashkinë Finiq, ai ka bërë me dije se është miratuar financimi i ujësjellësit të fshatit Vagalat. Ai gjithashtu njoftoi se punimet për nënstacionin elektrik në zonën e Dërmishit brenda katër viteve të mandatit do kenë filluar.
Disa qytetarë shprehën shqetësime për çështjet personale, por edhe për çështje më të gjera që shqetësonin ata. Duke iu përgjigjur qytetarëve, kryebashkiaku Hristo tha se po bëhet më e mira e mundshme për të qënë në krah të çdo qytetari në mënyrë individuale, por duke respektuar ligjin në mënyrë rigoroze pa përjashtime.